Vasili me përfaqësuesit e OSBE: Po afrojnë zgjedhjet, por jemi akoma mbrapa me Reformën Zgjedhore

Vasili me përfaqësuesit e OSBE: Po afrojnë zgjedhjet, por jemi akoma mbrapa me Reformën Zgjedhore

18:11, 15/08/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili priti në një takim Mark Pritchard, përfaqësues i posaçëm i OSBE për Europën Juglindore, dhe Ambasadorin Andreas Nothelle, nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së. Gjatë këtij takimi, Vasili diskutoi me Pritchard për zhvillimet akuale politike në Shqipëri, ku u ndal veçanërisht te Reforma Zgjedhore. Vasili tha se LSI dhe kryetarja e saj, Monika Kryemadhi vazhdimisht kanë shprehur mbështetjen për Reformën Zgjedhore, ndërsa kërkoi mbështetjen e OSBE për të përshpejtuar dhe më tej këtë proces.

“Po i afrohemi muajit shtator dhe në qershorin që vjen kemi zgjedhje. Të bësh ndryshime në sistemin zgjedhor e të realizosh zgjedhje sipas atyre ndryshimeve duhet kohë, sepse duhet të trajnohen  mirë e siç duhet njerëzit, qe është dicka që s'realizohet dot për zgjedhjet lokale. Shpresoj që përmes vizitës tuaj të shtyni që këto gjëra të bëhen me ritme sa më të shpejta”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Me tej ai u ndal te fenomeni i shitblerjes së votave, për të cilin tha se është problemi kryesor që shoqëron proceset zgjedhore në Shqipëri.

“Problemi kryesor është shitblerja e votave. Duhet zgjidhur problemi i shitblerjes së votës sepse përmes tyre del një pushtet i korruptuar, media e kapur, siç e kemi tani, dhe problemi nuk është më thjesht i partive politike por shitblerja e votës është një problem kërcënues për demokracinë. OSBE duhet ti adresojë gjërat në mënyrë më të drejtperdrejte. Ne kemi që në 2016 që kemi bërë propozimet tona në tavolinën e komisionit se si mund të luftohen këto gjera por nuk janë marrë parasysh. Roli i LSI në të ardhmen do të jetë që të shtyjë për realizimin sa më parë të Reformës Zgjedhore dhe implentimin e relomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet” tha Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-se u ndal dhe te Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se është kapur nga mazhoranca dhe tashmë është kthyer në një zhgënjim dhe iluzion.

 

“Kryetarja e LSI zj.Kryemadhi i ka ngritur fort publikisht problemin e kapjes së Reformës në Drejtësi nga maxhoranca dhe deformimin e rrezikshem të saj. Janë shkelur të gjitha afatet dhe tani çdo gjë që po bëhet është antikushtetuese”, theksoi Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco