A ka qenë Hashim Thaçi i 'rekrutuar' nga serbët për ndarjen e Kosovës, që në vitin 2003?!

A ka qenë Hashim Thaçi i 'rekrutuar' nga serbët për ndarjen e Kosovës, që në vitin 2003?!

12:17, 14/08/2018
A+ Aa A-

Gazetari Fahri Mysliu ka risjellë në faqen e tij në FB, një intervistë interesante që i ka marrë për “Zërin e Amerikës”, ish kryeministrit të Serbisë Zoran Gjigjiç, në 14 Shkurt të vitit 2003, i cili mbahet edhe si hartuesi kryesor i planit të sotëm, Vuçiç-Thaçi, për ndarjen e Kosovës.

Ajo që bie në sy në këtë intervistë të përpara 15 viteve është fakti, se kur ish-kryeministri i Serbise (I vrarë një muaj, pas kësaj interviste) parashtron planin e ndarjes së Kosvës dhe flet edhe për faktorët shqiptarë që do ta përkrahin atë, ai llogarit Hashim Thaçin.

Sipas tij për realizmin e këtij plani, do të ketë shumë kundërshti si brenda faktorëve politikë shqiptarë ashtu edhe serb, por për këtë duhet biseduar me ata politikan që mund të zbatojnë atë për të cilën merremi vesh. Dhe sipas Gjingjiç, 'për momentin (viti 2003),  ai është Hashim Thaçi'.

'Ne atëherë do të kërkojmë që një konferencë të bëjë përkufizimin dhe ndarjen e caktuar të Kosovës, sepse shumica e serbëve, apo 99 përqind e tyre, nuk duan të jetojnë në një shtet të tillë, dhe këtë duhet ta respektojmë.

Pra, kjo është zgjidhja e fundit që nuk e don as bota, ndoshta as ne, por nëse nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë më mirë edhe kështu se sa një kërcënim vazhdimisht i hapur që na merr energjinë.

Për këtë duhet biseduar me ata politikan që mund të zbatojnë atë për të cilën merremi vesh. Për momentin ai është zoti Thaçi i cili ka parti të fortë, fuqi dhe vullnet.

Sepse nuk ia vlen të bisdedojmë me organizatat joqeveritare, ose me shqiptarët me orientim kosmopolit, sikur që nuk ju konvenon atyre të bisedojnë me ndonjë serb i cili thot se do të jetojë në Kosovë pavarësisht se çka do të ndodh.

Pra duhet të arrijmë marrëveshje në Beograd dhe Prishtinë me ata që mund të qëndrojnë prapa ndonjë vendimi, të cilët janë në gjendje të përballojnë edhe kritikën e opinjonit në të mirë të ardhmërisë', deklaronte në Shkurt të vitit 2013 ish-kryeminstri i Serbisë Zoran Gjingjiç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco