Kadri Veseli, letër Tiranës zyrtare: Na dorëzoni eshtrat e Hasan Prishtinës

Kadri Veseli, letër Tiranës zyrtare: Na dorëzoni eshtrat e Hasan Prishtinës

10:13, 14/08/2018
A+ Aa A-

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se me rastin e shënimit të 85 vjetorit të vrasjes së heroit Hasan Prishtina, ka kërkuar nga Tirana zyrtare që eshtrat e heroit kombëtar, të transferohen nga Shqipëria, në Kosovë.

Veseli ka thënë se eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-presidenti Ibrahim Rugova, dhe simboli i rezistencës Adem Demaçi.

‘Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Image

Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë’, deklaron Veseli.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se për këtë u ka dërguar një letër autoriteteve në Shqipëri.

‘Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë iniciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës.

Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat’, shkruan Veseli.

Varri i Hasan Prishtinës ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Kukësit.

Kur eshtrat e tij u sollën nga jashtë vendit, gjatë kohës së komunizmit, ai u rivarros në Kukës si qyteti më pranë Kosovës së tij të dashur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

SG14/08/2018 16:03

E don Kosova dhe le ta marr por nuk e meriton Hasan Prishtina te preken eshtrat e tij nga Hashim Thaçi the Kadri Veseli. Gjithkush tjeter do ishte me mire se keta te dy.

Lushingabarbullushi14/08/2018 11:21

Per cfar i doni? Per ti ven yllin e henen ke pllaka varrit.

Shto koment

Denonco