O kujdestar i pasanikëve të Tiranës, që na e plasin në sy putanat dhe luksin

O kujdestar i pasanikëve të Tiranës, që na e plasin në sy putanat dhe luksin

08:21, 14/08/2018
A+ Aa A-

Analisti Artur Zheji me një shkrim të tijin, kritikon ‘pasanikët’ shqiptare që ekspozojnë luksin e tyre çdo ditë nëpër media.

Duket se Zheji ka marrë shkas nga zhvillimet e fundit dhe dasmën e shumëpërfolur të shqiptarëve në Como të Italisë.

Ja çfarë shkruan Artur Zheji:

Gjithmonë e më tepër nëpër mediat shqiptare, shfaqen kërpudhat e luksit të të pasurve shqiptarë, konkurrentë me më të pasurit e Europës, ndonëse vijnë nga vendi më i varfër i kontinentit.

Një pasuri dhe luks ulëritës nga njëra anë dhe një varfëri gulçonjëse nga ana tjetër, një përplasje e pafytyrë imazhesh të panevojshme, porse pasanikët shqiptarë kanë tashmë nevojë ta ulërasin pasurinë e tyre!

Duke ndjellë si pasojë ulërimën e varfërisë që është shpërthyese në të gjitha drejtimet e mundshme, grabitje me armë, vjedhje ‘legjitime’ shtëpish, makinash, diamantesh… sepse nevoja për ekuilibër, është një nevojë kozmike, e aq më tepër njerëzore e tokësore.

Kapitalizmi primitiv shqiptar, prodhon ‘parvenu’ me shumicë, ose si e shpjegon fjalori francez që përdor këtë shprehje, parvenu-njerëz të pagdhendur dhe jo fisnikë së brendshmi, që bërtasin me të madhe pasurinë e tyre, në telenovela kotësie dhe madje qesharake.

Por i njëjti kapitalizëm primitiv shqiptar, prodhon përpjestueshmërisht turma varfanjakësh dhe skllevërish modern, që do të mbyllnin shpenzimet e muajit, vetëm me vlerën e make-up-it, të njërës prej buçeve të ngrehura e të zbukuruara si putana, në majëplehun e korrupsionit shqiptar.

Dhe kjo kontradiktë prodhon thelbin e agresivitetit të shoqërisë shqiptare, ku shqiptarët ndeshen çdo ditë e më shumë me padrejtësi acaruese dhe psikologjikisht të papërballueshme.

Në mungesën e shpresës, humbin arsyen, dhe dufin e nxjerrin verbërisht te dhuna, rrahjet, vrasjet e marrëzitë e tjera si këto.

Por kemi sot një KM, që nuk është tjetër veçse një kujdestar polic, që shërben si një kryeroje e kastës shqiptare, që vjedh taksat, shkel ligjet, blen gjykatat, blen ministra e licenca, në këmbim të ortakërisë me ta.

I keni parë pikturat e këtyre viteve të KM-së?

Ngjajnë si xhuxha cirku, si majmunka kalamajsh, krijesa të depersonalizuara e si xhinde, pa formë e pa kahje, që s’kanë asnjë raport me hapësirën, asnjë raport me dritën, që s’kanë as lart e as poshtë, as majtas e as djathtas, as flasin e as shohin, as dëgjohen e as mbahen mend, të copëzuara e n’thelb të trishtuara, t’lindura si dështime jetëshkurtëra, me vetëdijen e palumtur të autorit, që kërkon më kot shpëtimin pa shpëtim, te vesi i dikurshëm i pikturës…

Sepse nga xhuxhi e xhindi, duhet të nënshkruajë shkresa e turpe, që janë nënshtrime e marrëveshje t’ulta n’favor të kastës, dhe kurrë njëherë rebelim dinjitoz dhe shtetbërës ndaj tyre.

Të asaj kaste që do t’i kthejë e para krahët dhe që e përqesh sa mundet restoranteve, e bisedave ‘serioze’, si t’paaftë për të qeverisur, si një administrator, apo si një guzhinjer i përkohshëm i menysë së interesave të tyre.

Andaj dhe prodhon artistikisht xhingla, ca maska zbukuruese e karnavaleske, për festat e vdekatarëve të famshëm, të kastës së cilës i shërben me përkushtim, devotshmëri e përulje mjerane…

Ndërkohë që populli ende gënjehet nga vetulla e ngritur hark para kamerave, demek një vetull shtetformuese.

Por kasta ja zvesh iluzionin me orgjitë e bërtitura dhe shpërdoruese që ka gjith’e më shumë pasion.

Sa gjynah!

/360grade.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari15/08/2018 17:14

Zheji coc nga nje here ia qellon me keto shkrimet, por dhe keto jo gjitnji kaq te goditura, gjithsesi me shume se kjo vlen guximi per ta shprehur mllefin e brendise. Mendoj dhe arsyetoj te them pak fjale te cilat jane dy ekstremet "Peshku qelbet nga Koka" per shtetin / qeverine dhe "Cdo popull e meriton udheheqesin qe ka" per ne popullin e thejshte. Keto shprehje mendoj se i shkojne shume Vendit tone sidomos kete dekaden e fundit. Ajo qe me vjen keq eshte kjo e dyta ku me shume cdo gje tjeter me dhimbset masa e gjere e popullit ku shumica dermuese jane ne pike te hallit per nga cdo pikepamje. Kur them ekstreme me te verte ekstreme sepse tashme duken shume qarte ato ku njeri ekstrem jane politikanet kaqola bashke me klientet e tyre apo e kunderta. dhe ektemi tjeter masa e gjere e popullit te mpire nga truri, nga trupi, nga cdo qelize qe e bene ate te gjallerohet dhe te marre guximin te grehet ne protesta sic bejne cdo popull qe eshte i zhvilluar. Ndaj them se ky popull e meriton udheheqesine vet sepse ne I votoam ato qe ishin apo keto qe jane. Ne do ti votojme dhe ato qe do te jene. Mafja thote dikush me lart, ka te drejte, politikanet thote dikush tjeter, po ka te drejte, more ne populli qe jemi me shume se ato cfare bejme, as sa populli Ukrainas, as sa ai Rumun nuk jemi. pse sepse jemi pertace, dembele, frikacake dhe me kryesorja injorante te pazote per te mesuar dhe nga gabimet e 2.5 dekadave qe kaluan, M ete vertet gjynah por me shume se gjynah Turp.....dhe so ta sgjas me shume por do them qe nese njeri nga ju perfshire Zhejin del ne shesh proteston per te miren e Vendit te tij un jam i dyti. faleminderit

govanna14/08/2018 14:26

Si nuk i vjen turp shkojn ne Como kur rruget e Italise kane 28 vjet me prostituta shqiptare dhe keto te dhemin syte kur i sheh skan lene gje pa bere. kushedi sa tallen comascet me karnavalet shqiptare. mund te keni para po Class jeni shume larg. Studio projektimi ku punova habitej cdo dite.

Toni14/08/2018 14:22

Zhej ke te drejt ky eshte kujdestari e kryetari ilavatriceve te pastrimit te parave , si medjave dhe pronareve te tyre, manipuluesit , dhe corjentuesit e trurit te popullit ,te atyre qe nuk bejne gje tjeter vetem turkizimin e popullit me kultur turke, ku nuk na mjaftuan 500 vjet, na duhen edhe kjo e kti drejtuesi qe kemi sot.ku pastron parat e atyre qe e sollen ne pushtet, vipat,,,,,, kto jan vrimat e erreta, qe perpijne mendjen dhe gjakun e atyre qe nuk mbushin barkun me buk.duhet te paguajsh qe te mos i shoheshne keto televizjone kta dhe jo te abonohesh me pare emisjonet, sportet e vjedhura prej tyre.nuk presim me shum , kto jan bllokmenet e rinj bllokmenet e vipat e rillindjes te asaj qe kujtuam qe u rrezua para ca vitesh.nuk shihet fare realitei , apo,,,,,,,, (opinjonet e blendit te sandrit).ja futen edhe kti e nxorren jasht realitetit.mafja eshte shum e fuqishme ne shqipri ku veprohet haptazi ne drejtimin e vetem shtetit dhe as nje tjeter.duhet me pertitur me te madhe per gjemen qe i kanoset vendit dhe kombit tone.medjat jane sot tek ne si makina e funeralit kur te con ne banesen e fundit.

tironci14/08/2018 11:21

Jo kujdestar po lake i pasurise oligarkike te vene ne menyre kriminale eshte ky. Ne Shqiperi seshte rrezik kryemnistri ai eshte nje kukull qesharake e klases post komuniste. Vini re qe sekerataret e rinise te Enver Hoxhes jane o ne detyra te medha shteterore o biznesmene te pasuruar me pasurine qe u krijua gjate komunizmit. Bile dhe ne pd po te tillet jane edhe pse i kane vene vetes boje blu. Shto dhe klasen tjeter te biznesmeneve qe vune pasuri o me droge o me trafik armesh o me mish te bardhe. Iken nje parti e vjen tjetra dhe po kjo klase eshte konstante e hidhur ne ekonomine shqiptare. Kur do hape syte ky popull i 'mrekullushem' shqiptar te shohe kete realitet te hidhur qe po zbraz Shqiperine e ku as per pensionistet sdo kete me leke.

Daj Jaku14/08/2018 09:16

Bravo Zheji, më në fund një kuadër me një pikturë panoramë të plotë, të plotësuar në detaj të zullapit legen, pështymore dentistësh, arrogant për të mbuluar dobësitë e tija. Piktori i loqeve të mija.

Askushi14/08/2018 09:11

Mendoj se urrejteja ndaj te pasurve eshte gabim. E prisnim kete dite, e prisnim renien e komunizmit qe na beri te gjithe te barabart( pa brek ne bythe) sot jemi ne kapitslizem ku i zoti hecen perpara, pasurohet, sjell investime, sjell zhvillim, sjell mirqenie, sjell punsim etj... Per mua problemi eshte i thjesht, keta te pasur vijne si rezultat i zotesis se tyre, apo vine nga korrupsioni, nga droga, nga grabitjet, nga vjedhja, nga politika, nga bota e krimit. Athere problemi edhte tek mafia qe ka kapur shtetin. Dhe sote me shume se kurre, mafja edhte bere shume e fuqishme ne shqiperi,

Shto koment

Denonco