Thirrja/ Tirana, si Bukureshti! Shtatori, muaji i përmbysjes së qeverisë në Shqipëri

Thirrja/ Tirana, si Bukureshti! Shtatori, muaji i përmbysjes së qeverisë në Shqipëri

14:59, 13/08/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë që duke filluar nga muaji shtator të ngrihen për të përmbysur narkoshtetin dhe rregjimin e korruptuar në Shqipëri.

Berisha ka shprehur solidaritetin dhe admirimin për popullin rumun I cili prej ditësh është ngritur në protesta masive për përmbysjen e qeverisjes së korruptuar e kleptokratike të së majtës.

Ja postimi I plotë i ish-Kryeministrit Berisha  

Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Te dashur miq, prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.

Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullor, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi.

Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madh te historise tone. Fitore! sb

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrat..13/08/2018 18:28

Doktor,te ishe ti do kishe njerez plot mbas vetes,por per bukuroshin e fjetur Lulzim Basha,qe merr leje ndertimi me 1700 m2 nga Edi Rama sme duket ndnj opozit /opozit me ngjason si pozit/opozit...

tironci13/08/2018 16:57

Po bashk me te majten keni privatizu shtetin o z Berisha. Aeroportet private, kontrolli makinave private, portet private,hipotekat private, spitalet kryesisht private, arsimi kryesisht privat, keshin pjeserisht privat gjykatat me rrog shteti po private e kryeministrit, policia me rrog shteti po garde e kupoles pushtetit, tashi dhe tokat ne bregdet jan private kur gjith bota i ka komunale. Skeli lon gjo nga shteti ne kome pa privatizu. Ime po turren me i mor punen shumices kudo me ja lon oligarkise. Ja erdhe ti o Berishe a je i zoti me shakterru shtetin e privatizum ? Asi shenje ske. A ke ne program me shduk monopolet e koncesionet anti shtet. Jo ske. Ja kto do poplli o Berishe shkaterrimin e shtetit kleptokratik te 27 vjetve. Se po su bo nuk rrin shqiptaret popull skllav i oligarkise shqiptare. I ke pa nga syt komet jan te gjith.

Tito13/08/2018 16:17

Ne Shqiperine tone nuk kemi nje qartesi per te ber nje revolucion. Me opoziten ose e then n'dryshe, me patericen e qeveris qe vetem opozit dhe vizion nuk ka, ne kto 6 vjet nuk ka ber asnje vler dhe ato qe menduam se ishin vlera demokratike i shkermoqi me nje te ren te lapsit. Kur populli nuk shikon as nje fije shprese, as edhe nje udheheqes qe ti garantoi vendosjen e shteti ligjor, ai rrin dhe pret vdekjen e ngadalte qe politika moniste qe esht sot ne shqiperi po i shkakton, popullit dhe kombit.

t13/08/2018 15:18

O doktor ,qe kjo qeveri e ka mbush kupen jo te ike,por te shkruhet ne histori si periudha me e erret postkomuniste,por kjo opozite nuk te ngjall pike shprese dhe veçanerisht ai luli qe ja le trashegim pd.vetem nje elite intelektualesh, e paperlyer me te djeshmen dhe pushtetin e sotem,po te marre persiper e te dale ne krye te protestave mund te ngjallte shume shprese

Shto koment

Denonco