Ish-ministri zbulon pse Rama e ka braktisur Sarandën. Gjithçka lidhet me..

Ish-ministri zbulon pse Rama e ka braktisur Sarandën. Gjithçka lidhet me..

11:24, 13/08/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar me tone të forta ndaj situatës së rënduar mjedisore në Bashkinë e Sarandës, një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend.

Manjani shkruan se cdo centimetër hapësirë publike e Sarandës është në emergjencë mjedisore.

Ai ka ironizuar me gjobën që inspektoriati I mjedisit I ka vendosur kryetares së bashkisë duke e konsideruar atë si gjobë populiste, e cila thjesht shton  një letër më shumë në malin e plehrave të pambledhura.

Manjani ka zbuluar edhe një fakt tjetër, që qeveria e Edi Ramës ka braktisur qytetin pasi nuk I pelqën më Kryetarja.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Gjoba.

Inspektoriati mjesisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.

Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe shoë politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!

Denoncimet

Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!

Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!

Sarandaëeb, bën çdo ditë denoncime të tilla.

Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!

Zgjidhja e problemit. 

Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam...

Pa zgjidhje, pa shpresë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta13/08/2018 17:42

Me vjen keq te kapem me Ylli manjanin por prej disa koherash kam komentuar dhe kerkuar se nqs vertete Manjani kerkone te beje opozitarin te tregoje cfare perbajtje ka video e dorzuar nga nje sherbim sekret i huaj e bere ne Santaquaranta te "Escobar"Balilit,per te cilen Manjanin e shkarkuan ne menyre shume demostrative ne ate kohe Edvini ja kerkoi "koken"e manjanit Likes presidentit te sotem pasi Edvini i dorezoi "koken"e saje qorit sic thoshte doktori per Tahirin pra ja dorezoi Ilir metes ishte nje pazer i paster Tahiri ministri me i "sukseshem"i rilindjes se Edvinit dhe Ylli ministri me korekt dhe njeriu me i drejte ne Lsi pra Ylli mer forcen dhe trgo permbajten e videos ne santaquaranta mos e ler per nje kohe te dyte,sepse po nuke shfrytezove rastin e pare sdo kesh as te dyte dhe te trete me.,prandaj behu burre dhe trgo permbajtjen e videos mos u var me as nga intrigat e Edvin potures e as nga ndonje influence te presidentit Ilir.

Shto koment

Denonco