Masakra e Selenicës, Rama ‘zgjohet nga gjumi’. Ja çfarë shkruan ai

Masakra e Selenicës, Rama ‘zgjohet nga gjumi’. Ja çfarë shkruan ai

10:31, 13/08/2018
A+ Aa A-

Pas akuzave dhe kritikave të shumta nga qytetarët se nuk ka denjuar të reagojë për masakrën e Resulajt, Edi Rama është ‘zgjuar nga gjumi’ mëngjesin e sotëm.

Ai ka replikuar dhe bërë sherr në Facebook me ndjekësit e tij, për masakrën e Selenicës.

Mendimin e tij për masakrën Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari rrjetin social Facebook.

Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.

‘Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!’, i përgjigjet Edi Rama komentuesit, me ton të lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/08/2018 23:48

Edhe në vendet me demokraci demokraci të zhvilluara ka të çmëndur që bëjnë veprime të tilla, por ato vënde nuk e bëjnë kryeministër të çmëndurin që shkatërron demokracinë e brishtë në vend që ta zhvillojë. Në atë botë....të çmëndurish.

Arber14/08/2018 23:31

Edhe ne vendet e zhvilluara demokratike nje person vret 8 pjesetaret e farefisit per 2 pula deti? Hajde palle hajde. Akoma me keto farsa pergjigjet ky trap? Po pse Shqiperia eshte vend i zhvilluar demokratik?

toni13/08/2018 21:59

ti si krueminister ne at bote ,,, ku nuk munde me carmatosur edhe budallejt dhe te metit mendor ,po normalet sa mund ti kene arsenalet etyre ju si kryeminister ju ka sjelle krimi ne pushtet , dhe nuk presim me shum.eshte idjotlleku me i madh kur ben krahsimin me perendimin, je shum lark me mendjen dhe llogjiken e nje drejtuesi shteti.turp.

Shto koment

Denonco