30 vite nga varja e Hafzi Nelës, Basha: E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e tij

30 vite nga varja e Hafzi Nelës, Basha: E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e tij

12:22, 10/08/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar sot 30 vjetorin e vrasjes së poetit kuksian Havzi Nela në Kukës.

Vendimin për varjen e Nelës e dha Presidiumi Popullor, ku në përbërje të tij ishte edhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës.

Basha thekson ne mesazhin e tij se:

‘Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij!

E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar!

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes.

Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngremë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco