Shokuese, Carl Bildt dekonspiron Ramën: Ishte dakord me ndarjen e Kosovës

Shokuese, Carl Bildt dekonspiron Ramën: Ishte dakord me ndarjen e Kosovës

10:32, 10/08/2018
A+ Aa A-

Në një analizë të hollësishme dhe të detajuar për atë se çfarë po propozon Aleksandër Vuçiç dhe po e përkrah Hashim Thaçi, në ‘Washington Post’, diplomati me karrierë globale Carl Bild ka dekonspiruar edhe qëndrimin e Edi Ramës:

“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç’ shkruan Bild për gazetën e madhe Amerikane.

Ai ka duke theksuar se kjo është një çmenduri që do të sillte destabilitet ne Ballkan.

‘Gjendja e vështirë ku ndodhet Kosova mbetet një nga çështjet më të vështira në rajon. Nuk u zgjidh nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, as nga njohja e vitit 2008 e Kosovës si një shtet i pavarur nga një numër i madh kombesh.

Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit.

Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla.

Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksandër Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në bisedë’, shkruan Bild për WP.

Pas pak analiza e plotë në SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb011/08/2018 09:34

Ridefinimi i kufirit tokesor te Kosoves per te perkrah deshiren e Serbise shenon fillimin e fundit te shtetit te Kosoves. Bisedimet me serbine duhet te pezullohen deri ne momentin qe Serbia kerkon falje per krimet e kryera gjate luftes ne Kosove. Kosova fitoi luften me Serbin ndaj nuk ka cka te korigjoje ne kufijte e saje tokesor.Politikanet e Kosoves duhet te zgjihen nga gjumi,asnje individ nuk ka fuqi ligjore te nenshkruaje memorandum per pazare kufijsh te Kosoves. Shkembim territoresh eshte vetem disfate per Kosoven pas 20 vjetesh clirim.Kosova nuk duhet te trembet nga presioni i burokrateve te Brukselit per te bere leshime qe e destabilizojne Kosoven .

Asd10/08/2018 10:48

Mund te mos jete ide e keqe per ti dhene fund anomalive ne rajon. Te dy palet duhet te leshojne dicka per te perfituar dicka tjeter. Ti perfitosh te gjitha nuk eshte e mundur.

Shto koment

Denonco