‘Pseudonimin tani e kam qeni’-Iriqi bisedon me Hashim Thaçin

‘Pseudonimin tani e kam qeni’-Iriqi bisedon me Hashim Thaçin

15:44, 06/08/2018
A+ Aa A-

Iriqi: - Vërtet e keni pasur gjatë luftës pseudonimin ‘Gjarpëri’?

Thaçi: - Po. Ashtu e kam pasur. Por dua të të sqaroj. Se ti je iriq dhe unë kam frikë nga gjembat. Pandehnin se quhesha gjarpër nga që doja të helmoja serbët. Hahaha, në fakt më thërrisnin kështu se ditë natë veç fshihesha. Shokët luftonin unë rrija në hotel në Tiranë. Pastaj ikja në Zvicë, në Gjermani. Më vonë shisja organe, zemra, veshka, mëlçi. Eh, sa para fitova atëherë! Kur u çliruam me ndihmën e Amerikës erdha në Kosovë e lokal më lokal sajoja histori lufte. Ja, kaq u desh, gjarpëri mori pushtetin dhe u bëra kryeministër e president. Po të dua bëhem dhe mbret.

Iriqi: - Po tani si e ke pseudonimin?

Thaçi: - Qeni. Kështu më rezulton. Se askush nuk ma var. Ndaj u nxeha me Berishën.

Iriqi: - Pse reagove ashtu?

Thaçi: - Se kam rënë dakord me Vuçiç të shkëmbejmë territore. Ai merr Mitrovicën, ne Luginën e Preshevës. Kur thamë se e mbyllëm, Saliu na kthen atje ku ishim. Thotë se asnjë centimetër Kosovë nuk duhet të lëshojmë.

Iriqi: - Dhe e ka mirë apo jo?

Thaçi: - Mirë e ka ai, por mua nuk më konvenon. Se po mos mbylla marrëveshjen më përfshin Gjykata Speciale.

Iriqi: - Pse?

Thaçi: - Për vrasje.

Iriqi: - E vërtetë?

Thaçi: - Me prova po, me llafe jo. Sikur të dokumentohen 12 veshka që kam shitur dënohem përjetë.

Iriqi: - Po sikur e drodhe në reagimin për Berishën. Lëpive atë që pështyve.

Thaçi: - Nuk kisha ç’të bëja. U ngrit Kosova mbarë. Saliun e duan aq sa Rugovën. Më tha Batoni: ‘Mos e prek Berishën se është si teli i korrentit, të hedh në tokë.’ Por do e zgjidh më mirë. Do e ftoj në Prishtinë, do i jap një dekoratë dhe do i ngre një monument. Po mos pranoi do e detyroj.

Iriqi: - Si?

Thaçi: - Me referendum. Populli do vendosë po e Berisha do vijë patjetër.

Iriqi: - Mos ke pasur shtysë nga Tirana që ta sulmosh?

Thaçi: - Tiranën nuk e dëgjoj tash e mbrapa.

Iriqi: - Pse?

Thaçi: - Se zbulova që Rama e ka pseudonimin ‘Nepërka’. Mendo sa helm të keq mban pështyma e tij.

Iriq: - Si përfundim do ketë shkëmbim territori me Serbinë.

Thaçi: - Kështu besoja. Tani më duket se do më shkëmbejnë mua . Po më ikën posti. Nuk dihet se me kë do më zëvendësojnë. Punë ditësh e do jem tamam qen,do leh e do leh pa pushim. Ham, ham, ham!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco