'Kryereformatorët e Ramës e pranuan që e paskan futur sistemin në kolaps'

'Kryereformatorët e Ramës e pranuan që e paskan futur sistemin në kolaps'

13:17, 22/07/2018
A+ Aa A-

Nga Gazment Bardhi.

Kryereformatorët e Edi Ramës, paskan thënë që opozita duhet të ndihmojë që sistemi i drejtësisë të mos shkojë në kolaps. Kur ne ofruam ndihmë përpara 2 viteve, na thanë nuk e duam ndihmën tuaj, se i kemi votat për të bërë çfarë të duam. Sot pas 2 viteve pranojne qe e kane futur sistemin ne kolaps.

Sistemi sot është në kolaps pikërisht nga vullneti i Edi Ramës për të gjunjëzuar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë. Nuk ka asnjë shenjë që Edi Rama të jetë tërhequr nga ky qëllim! Përkundrazi, çdo ditë provohet ajo që opozita ka 3 vjet që e thotë.

Opozita nuk është bërë pishman për votimin e ndryshimeve kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe e sheh zgjidhjen e ngërçit pikërisht tek zbatimi me korrektësi i atyre ndryshimeve. 

Pishman për votimin e ndryshimeve kushtetuese u bë mazhoranca, brenda një jave nga miratimi, duke zhbërë konsensusin e arritur me ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet 6 ligjeve të miratuara në mënyrë të njëanashme dhe me arrogancë, me qëllimin e vetëm të kapjes politike të sistemit të ri të drejtësi.

Nëse mendjen e ke tek kapja politike e sistemit, ske mundësi të mendosh sesi të zgjidhësh kaosin që të pret dhe rezultatin po e shohim sot!

Janë pikërisht këto 6 ligji që kanë paralizuar të gjithë sistemin e drejtësisë në vend, që kanë krijuar kaos në sistem, që kanë lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë, që po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korrputuar, dhe që nuk po mundësojnë ngritjen e organeve të reja të sistemit, përfshirë KLGJ, KLP, SPAK dhe BKH.

Kaosi në një sistem nuk zgjidhet duke e rregulluar atë pjesë pjesë. Kaosi në sistem, zgjidhet duke hequr dorë nga kapja politike e sistemit dhe duke u ulur seriozisht e sinqerisht, për të evidentuar të gjitha mangësitë dhe për t’u kthyer tek konsensusi i 22 Korrikut.

Çdo ndryshim tjetër që nuk zgjidh ngërçin që po kalon sot sistemi, por thjeshtë i hap rrugë pranimeve korruptive e klienteliste në sistem, është vetëm vazhdim i tentativës për kapjen politike të sistemit të ri të drejtësi. E me këtë mendje kaosi për fat të keq do të vazhdojë gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni23/07/2018 00:36

O zoti bardhi kta jan vet ?olapsi ivendit .duhet te hikin sa me par.

zaho22/07/2018 16:59

Ktyeqebesira, kur erdhi ne pushtet tha do bejme shtet. Ketij te panderi e bese, çdo fjale duhet ti meret e kunderta. KA pese vjet qe po e shkaterroi shtetin çdo dite e me shume. Falemimderit edhe opoziçkes, e gjoja kllases intelektualle, qe nuk ndihen qe çuditerisht i kane mbyllur syte nje here e mire. (Ti kete blere rrama me parate e vjedhuea shqipetareve dhe te droges) Me qene i sinqerte, u çudita edhe me shume kur lexova ne media se Max Velo qenka nje nga mbeshtetesit e rrames. Çudia qendron ne ate qe bijte familieve te diktatures jane sot ne pushtet dhe ky di i burgosur e i persekutuar prej tyre i mbeshtet. Nuk eshte vetem mbeshtetes ka gjetur edveri edhe tek te tjere intelektualle. Nje nga keta eshte edhe miku i Velos, Kadare, qe kur qeveriste Berisha bente edhe kritika qeverise, e tani ka pese vjet qe eshte mumosur, edhe pse; kuptohet, nuk eshte deklaruar si perkrahes i tije por kuptohet qe ne heshtje e perkrah pushin tradhetar shkaterrues te vendit,e i moralit te shoqerise........eeee plot e plot te zeza pa fund te cilat edhe armku me i eger i Shiperise de kishte zili..... Inte lektualle ! Edhe ju do ju mbuloi turpi nje dite jo te larget.

t22/07/2018 14:33

Sistemi do futet akoma me shume ne kolaps nqs votohet ligji per magjistraturen te henen.nqs opozita do ti rrije konseguent qendrimit te saj mos te marre pjese ne votim,sepse do te ndodhe si me votimin per ruçin,prandaj asnje ne salle.po nuk e ben atehere perfundimisht opozita eshte e shitur dhe ne grime m..t kot.

gramoz22/07/2018 14:16

Ta gezoje edi cari dhe tualet katunari!

Shto koment

Denonco