Manjani: Poshtërsia me ligjin e Magjistraturës, edhe me mbështetje ambasadash

Manjani: Poshtërsia me ligjin e Magjistraturës, edhe me mbështetje ambasadash

09:42, 22/07/2018
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani.

Projekt ligji që propozon Rilindja për kuotat e Shkollës së Magjistraturës, megjithë propozimet e bëra nga ato që kanë mbetur ende në delegacionin e BE dhe ambasadën e SHBA, është antireformë dhe legalizim i korrupsionit!

Është anti-reformë sepse:

1. Sipas ligjeve të reja kuotat e magistratëve që duhet të shkollohen i përcakton KLGJ dhe KLP. Në kundërshtim me këto ligje, Rilindja propozon që kuotat i caktojë Parlamenti.

2. Miratimi i kuotave nga Parlamenti, do të thotë legalizim i mos krijimit të KLGJ dhe KLP. Të dyja këto organe janë motori i zbatimit të reformës. Pra nuk është vetting-u, as Shkolla Magjistraturës. Jo!  Është krijimi i KLGJ dhe KLP. Nëse detyrat e tyre do ti kryejë Kuvendi, tamam si me ligjin e prishjes së Teatrit, atëhere nuk ato krijohen. Të paktën tani shpejt!

3. Me këtë projekt-ligj Rilindja kërkon të hedhë hi syve opinionit. Shitja që i bën këtij projekti si “zgjidhje e vakumit në drejtësi”, është mashtrim! 
Ky projekt nuk zgjidh fillimin e funksionimit te gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.  Ky ligj nuk zgjidh as krijimin e SPAK e as të Byrosë së Hetimit. As çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm e as të Inspektorit të Përgjithshëm. Asnjërën nga këto! Pra është mashtrim!

Projekti është legalizim i korrupsionit që Rilindja ka përgatitur me pranimet e reja në këtë shkollë. Për turp e faqe të zezë, Rilindja ofron kuota pranimesh në Shkollën e Magistraturës për cilindo deputet apo parti opozitare që voton projekt ligjin! E thënë më thjesht: nga numri i propozuar në ligj si pranime të reja në këtë shkollë, ju jepet mundësia deputetëve që votojnë ligjin të fusin emrat e tyre. Ky është kulmi i korrupsionit! I nivelit të lartë dhe me mbështjetje ambasadash madje. Se si kanë fytyrë e turinj që akoma flasin për reformë; për drejtësi; për konkurse e për pavarësi këta, nuk e di!

E kuptoj që ka ende shumë njerëz që janë skeptikë për Opozitën, mbase me të drejtë, por qëndresa e saj kundër kesaj poshtërsie meriton respekt dhe vlerësim. Veçanërisht meriton respekt qëndresa ndaj përpjekjeve të Rilindjes për të përçarë opozitën me oferta korruptive. Ky është në fakt edhe qëllimi i vërtetë i Rilindjes! Përçarja e opozitës, mundësisht me ndonjë pazar në mes!Poshtërsi...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni23/07/2018 00:15

Saviza jn shitur nder vite nga kto xhevahir ambasadore ahqiptareve qe sot jetojn ne perendim.

Beni22/07/2018 18:34

Thirje, Lutje, nga Vasilikan Hysi: Dua tu bëj një thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që studiojnë jashtë. Mesatarja për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës nuk është 8, por 6.2 Keto jane fjalet e saj. Ky eshte kulmi. Duan te bejne Gjyqtare dembela, dhe retarde, me mesatare 6.2 Ky vend mori fund. E ke mesataren 6.2 ????? Ju lutem paraqitu ne Shkollen e Magjistratures. Mirsevjen te behesh Gyqtar. Standart qensh.

gramoz22/07/2018 14:59

Si gjithmone shkrime te persosura zoti Manjani! Respekt per ju por keta ripjerdhjes nuk njohin limit sepse jane vet poshtersia.

Shto koment

Denonco