Ndalimi i kryetarit të PD, reagon deputeti: Arrestim politik

Ndalimi i kryetarit të PD, reagon deputeti: Arrestim politik

22:38, 20/07/2018
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ndaj arrestimit të kreut të demokratëve të Gramshit duke e cilësuar atë si arrëstim të pastër politik.

Ja reagimi i plotë i deputetit demokrat

Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege.

Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit.

Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alban21/07/2018 11:43

Po mire more qener te komunizmit une e di qe kur nuk vendos rripin gjobitesh dhe jo te arrestohesh.

Shto koment

Denonco