‘Teatri i madh është një kauzë, është një çështje ndërgjegjeje’

‘Teatri i madh është një kauzë, është një çështje ndërgjegjeje’

21:19, 20/07/2018
A+ Aa A-

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Teatri Kombëtar është një kauzë popullore sepse është një çështje e ndërgjegjes.

Duke folur në studion e ‘Java’ në RTSH, ish-kryeministri është shprehur se turistët në Tiranë nuk po shohin asgjë nga trashëgimia e këtij qyteti.

‘Kjo qeveri me 25 milion euro mund të ndërtojë një teatër modern të dytë. Por Teatrin ekzistues mos e prek, është bizhu, trashëgimi, s’duhet prekur pasi i rritet vlera çdo vit. Po mbush 100 vjet dhe shfaqja e 100 vjetorit duhet shfaqur aty.

Kjo është luftë ndaj institucioneve kulturore.

Kemi rastet e kinema Partizanit, Republikës, 17 nëntorit të cilët do të nderonin sot para turistëve të huaj.

Sheshi i Tiranës ka qenë si bizhu dhe këta nën shembullin e sheshit të kuq në Moskë e prishën.

Sot ky shesh mbyti bibliotekën dhe godinën e Bashkisë, dhe kam ndjerë dhimbje të madhe për bibliotekën kombëtare.

Fundi i kësaj beteje për teatrin është i lidhur me momentin e përballjes që për mua është rruga e vetme e zgjidhjes për vendosjen e demokracisë në shina.

Teatri Kombëtar është shkak i madh, pasi është çështje ndërgjegje. Teatri është shumë i çmuar dhe Tirana do ti qëndrojë mbrojtjes së Teatrit me çdo çmim.

Vetëm një i sëmurë psikik si ai mund të fuste me procedurë të përshpejtuar ligjin për teatrit në parlament.

Kurrë nuk kam imagjinuar që unë mund të përdorja mazhorancën me një abuzivitet kaq ekstrem vetëm e vetëm për të shtypur një grusht njerëzish që janë gjenia e këtij kombi, ashtu siç janë ata.

Ajo nuk është pronë private e artistëve por Teatri është jeta e tyre’, .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco