‘Dokument sekret për Teatrin në zyrën e ambasadores’/ Goxhaj debat me artistët

‘Dokument sekret për Teatrin në zyrën e ambasadores’/ Goxhaj debat me artistët

21:16, 20/07/2018

Artistët dhe qytetarët vijojnë protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Artistët u shprehën se takimi me ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vllahutin ishte i frytshëm dhe se ajo i ka njoftuar se pret nga Brukseli një analizë juridike të çështjes.

Ndërkohë që gjatë fjalimit ka pasur dhe një debat midis artistëve dhe avokatit Altin Goxhaj i cili u shpreh se zyra e BE-së ka një dokument të dërguar nga qeveria shqiptare për prishjen e Teatrit.

Altin Goxhaj: Unë nuk përfaqësoj Aleancën për Teatrin, unë përfaqësoj Lëvizjen Anti Soros. Tani kam një pyetje për personat që takuan ambasadoren Vllahutin. A është e vërtetë që zonja Vllahutin ka pasur një dokument në formën e një libri në dorë, të cilin Edi Rama ja paska çuar përfaqësuesve të ndryshëm të BE-së me të dhëna pro prishjes së Teatrit.  Nëse ky libër që është shfaqur nga Vllahutin, a ju është vënë në dispozicion juve dhe nëse nuk ju është vënë në dispozicion juve a është ky një dokument sekret meqë nuk ju vihet në dispozicion. Apo ju është vënë në dispozicion dhe është rrëmbyer në sallë nga Blendi Salaj i Sorosit.

Rudi Erebara: Aty unë nuk besoj se mori njëri fletëpalosjen që na tregoi zonja, e pamë nga larg, është një fletëpalosje e shpërndarë nga qeveria. Nuk e mori njeri unë isha aty. Si ta marrim? Ajo ishte vetja, ç’punë kemi në që ta marrim atë.

Altin Goxhaj: Pra qenka dokument sekret. Pra Vlahutin nuk i jep publikut shqiptar një dokument që i jepet nga qeveria shqiptare që teatrit do të prishet. Unë kam një pyetje që ky dokument që nuk është marrë nga ju pse nuk është vënë në dispozicion për publikun shqiptar. Kjo e kompromenton rolin e ambasadores së BE-së dhe pika dytë çfarë përmban ai dokument që nuk e bëjnë publik, jo nga ju.

Alert Çeloaliaj: Unë po e them me përgjegjësinë time personale, unë që isha në atë zyrë as nuk e kam parë atë dokument, as nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Nëse ti e di dhe ke informacion na e trego dhe neve. Të lutem mos abuzo me faktin se në jemi pjesë e një konspiracioni.

Altin Goxhaj: Kush tha që jeni pjesë e një konspiracioni. Thash që kjo zyrë e BE së është pjesë e këtij konspiracioni. Një dokument publik e kanë kthyer në një dokument privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni21/07/2018 09:35

sa koqe eshte ky qe e quan veten avokat

Shto koment