Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Kjo qeveri po shkon drejt përballjes me betejën finale’

‘Kjo qeveri po shkon drejt përballjes me betejën finale’

21:01, 20/07/2018
A+ Aa A-

Duke folur në studion e ‘Java’ në RTSH, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se me veprimet e saj, kjo qeveri po shkon drejt përplasjes finale me popullin dhe opozitën.

Duke folur përballë dy gazetarëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ish-kryeministri është shprehur se kjo qeveria ka hequr shansin e anikimit të ligjit për teatrin.

‘Këtij ligji po i hiqet shansi i ankimimit. Nuk e di çfarë qëndrimi do mbajë Presidenti Meta por opozitë duhet të përdorë të gjitha mjetet e mundshme që ka për të bllokuar këtë projekt kriminal.

E vetmja fuqi reale e opozitës është fuqia e rrugës.

Edi Rama nuk po len hapësirë tjetër veç përballjes me të gjitha mjetet.  Këtë nuk e kam thënë më herët por nëse ekzekuton drejtësinë alternative tjetër nuk mund të kesh veç përballjesh. Përndryshe çdo javë e çdo muaj do shkojmë më keq si komb.

Po të kishim drejtësi gjërat do shkonin ndryshe.

Ata duan të vjedhin tokën publike me një kompani që janë lidhur kokë e këmbë. Në kushtet të tilla arbitrariteti dhe në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, qytetarët nuk kanë zgjidhje tjetër veç përballjes’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco