FOTO/ Dhurata e veçantë që Presidenti Meta i dha presidentes kroate

FOTO/ Dhurata e veçantë që Presidenti Meta i dha presidentes kroate

18:28, 20/07/2018
A+ Aa A-

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka përfunduar vizitën e saj 3 ditore në Tiranë me një drekë në një prej restoranteve tradicionale në Tiranë.

Por para se të ikë për në Zagreb, ajo ka marrë një dhuratë të veçantë nga Shqipëria.

Presidenti Ilir Meta i ka dhuruar Kitaroviçit një libër të studiuesit të njohur Milan Shuflaj.

‘Në përfundim të vizitës shtetërore në Shqipëri të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, në mirënjohje të sakrificës së shqiptarëve që dhanë jetën për pavarësinë e Kroacisë pata kënaqësinë t'i dhuroj librin "Qytetet dhe Kështjellat e Shqipërisë" të Milan Shuflajit, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë së lashtë të shqiptarëve!

God bless Albanian-Croatian friendship!’, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco