Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Kryemadhi: Rama më keq se Kim Jong Un, po lë vendin pa gjykata

Kryemadhi: Rama më keq se Kim Jong Un, po lë vendin pa gjykata

15:10, 20/07/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me një postim në Facebook ka akuzuar qeverinë për lënien e vendit pa Gjykatë.

Kryemadhi shkruan se as regjimi kinez i Kim Jong Un nuk ka ia  bërë një gjemë të tillë vendit të vetë, si po bënë qeveria shqiptare.

Gjithashtu kryetarja e LSi-së shkruan se ketë situatë që po ndodh tani në vend, duke mbetur pa Gjykatë, e kishte parashkuar vite më parë, por askush nuk i dëgjoi.

“Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë i kryetares së LSI-së:

Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata!

As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë!

Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!

Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi:

1. LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen!

Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë.

2. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e dialogut politik.

Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë.

Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë të mazhorancës moniste.

Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar.

3. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë.

E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën.

Dialogu politik është institucion, jo pazar!

Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kudro20/07/2018 16:32

Fajin e ka burri jot moj Monika. Aq u tremb iliri yt nga Luja sa e votoi menjehere ate,pa pare fare pasojat. Pra fajin me te madh e ka burri yt dhe mos fol me larte e poshte. Binde ilirin tend president qe ta rrezoje narkoramen me menyra kushtetuese Apo ai ka frike se i iken kolltuku qe mezi e mori nga ruci

Kuksiani i djathte 20/07/2018 16:30

Vetem llafe keni , asgje spo beni , as ti Monika!, as Basha! Te na rroj sa malet ky i gjati , se per ju "opozite" u pa puna , do te durojme edhe 50 vjet diktatur , jo per gje po u mesuam ne.Pastaj, edhe 500 vite jete na ka ngel , 50 vite sjane asgje kalojne shpejt!...

Shto koment

Denonco