Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Nëse i vini minat Teatrit, edhe ne minat do t'u vëmë kullave tuaja!

Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Nëse i vini minat Teatrit, edhe ne minat do t'u vëmë kullave tuaja!

13:07, 20/07/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama dhe kompanisë ndërtuese të kullave në truallin e Teatrit Kombëtar, nga selia e PD, ku ai po jep një konferencë për shtyp.

I pyetur nga gazetarët se si do të veprojë opozita në rast se qeveria e vazhdon pa marrë parasysh asgjë, projektin e saj për ngritjen e kullave tek trualli i Teatrit, Basha tha:

"I bëjmë një paralajmërim të qartë "Fusha" shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël përmes konçensioneve në procesin e grabitjes së shqiptarëve, se nuk ka asnjë shans të gëzoni frutet e një ndërmarrjeve të tillë kriminale!  Asnjë shans! 

Çdo veprim i "Fusha" shpk dhe i çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar Antimafia dhe ne do të fillojmë që nga dita e parë dhe do të sekuestrojmë çdo qindarkë dhe cdo cent euro, për shkeljet që do t'ju konstatojmë sikundër, nëse guxoni t'i vini minat, Teatrit Kombëtar, të jeni të siguritë se minat do t'u vëmë dhe kullave tuaja me ligj! 

Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt megjithëse mendojmë se paratë janë të "Toyota Yaris".  Paralajmërojmë çdo subjekt që do të përshihet në këtë projekt se do të trajtohet si subjekt i ligjit "Antimafia" dhe ndonjë qytetar të mos investojë, se do të mbetet me gisht në gojë!"

Kryetari i PD vuri në dukje shprehimisht: "Dua ta deklaroj prerë e qartë se PD ka qënë e do të jetë deri në fund kundër shembjes së Teatrit, por për restaurimin e godinës si vlerë e patjetërsueshme e trashëgimisë sonë kulturore. Për ato fotografi që çojnë në darkë, horrat e bashkisë së Tiranës, që çohen për të hapur vrimat, duhet t'i kujtoj "Talebanit" se qëndrat e kryeqyteteve si Varshava u rrafshuan nga lufta, por më pas u rindërtuan ashtu siç ishin. Kjo është një alibi prej injoranti, se edhe kur tërmeti rrafshon një vlerë kombëtare, është detyrë e qeverisë dhe e shoqërisë ta rindërtojë atë, por këta gjejnë çdo sebep të rremë për ta çuar deri në fund atë që duan.

Partia Demokratike është kundër shembjes së Teatrit, i cili është një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore. PD-ja e konsideron aferën kundër pronës, si një atentat kundër lirisë së qytetarëve tanë, që e ndan një shoqëri, një demokraci, nga një aferë kriminale. Kjo do të thotë se pas ezaurimit të të gjithë hapave legjislativë, këmbëngulet të shkohet në këtë drejtim në mungesë të Gjykatës Kushtetues, popullit i ngelet të rezistojë me të gjithë mënyrat. Jo thjesht për Teatrin, por se fati i teatrit nesër mund t'u vijë në dyert e tyre"!/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albani20/07/2018 16:17

MENDIM TERESISHT I GABUAR ! KULLAT E RAMES DUHEN PRISHUR OSE JO, NE SE KA OSE JO, SHKELJE LIGJORE. Po ne se Rama nuk e prish ndertesen e teatrit, dhe kullat e Rames jane ndertuar ne shkelje te ligjeve, atehere kullat nuk do te prishen per arsye se Rama nuk prishi ndertesen e teatrit ?

Shto koment

Denonco