VIDEO/ Kreu i PD, Lulzim Basha, para medias për çështjet e mprehta të politikës

VIDEO/ Kreu i PD, Lulzim Basha, para medias për çështjet e mprehta të politikës

12:42, 20/07/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka nisur një bashkëbisedim me gazetarët për çështjet e mprehta të politikës. Tema e parë për të cilën ka folur është atentati, siç e quajti ai, ndaj Teatrit Kombëtar.

Basha tha: "Historia për Teatrin ka nisur 20 vjet më parë. Dhe duhet t’ua themi 18-vjeçarëve se 20 vjet më parë ky Edi Ramë nisi procesin për të shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe që u ndal me vullnet politik nga ata që ishin kryeministra socialistë.

Tani ka hedhur hapat për të realizuar ëndrrën e tijj. Është projekt mafioz së pari se kënaq etjen e tij për para, se janë mbi 205 milionë euro, një shumë që nuk ta rrok mendja, më shumë se buxheti i mbrojtjes i vendeve të NATO-s dhe po ashtu, edhe një çështje inferioriteti, urrejtje ndaj artistëve. Pasi ka shkatërruar tre palë zgjedhje, ka kapur Prokurorinë e Përgjithshme, çdo media pa përjashtim, pasi ka vënë të gjitha asetet publike me PPP dhe tendera korruptivë në duart e 5 klientëve të tij, kjo është përfundimtarja, ajo për t’u shpallur pasha i pashallëkut të Shqipërisë, se sulltan nuk mund t’i them. Pse e themi këtë? Nëse lejojmë një ligj special për të shkatërruar një pronë publike dhe për t’ia dhënë një aktori të dyshuar 205 milionë euro pa gara, atëherë, nesër, ky njeri mund të bëjë gjithçka!

Ligji special Rama-Fusha shpk është atentat ndaj shtetit ligjor! Nëse kryetalebani Edi Rama do t’i shkojë deri në fund, popullit i lind e drejta të rezistojë në të gjitha format për ta parandaluar, që fati i Teatrit të mos shkojë në derën e shtëpisë dhe pronës së tyre!

Paralajmeroj Fusha shpk dhe çdo entitet tjetër se do të jetë subjekt i ligjit të ndryshuar antimafia. Që ditën e parë të pushtetit do të sekuestrojmë çdo pronë dhe cent të vënë në shkelje të ligjit. Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t’ua vëmë me ligj kullave tuaja! Paralajmerimi vlen edhe ndonjë bankë që do të financojë këtë projekt me paratë që vijnë nga Toyota Yaris!

Ndiqni konferencën direkt:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco