Sigurimi i Shtetit e donte të vdekur Sadik Premten në Paris, vellai i tij rrëfen atentatet  e deshtuara.....

Sigurimi i Shtetit e donte të vdekur Sadik Premten në Paris, vellai i tij rrëfen atentatet e deshtuara.....

12:27, 20/07/2018
A+ Aa A-

Sigurimi i Shtetit i ka bërë tre atentate Sadik Prermtes gjatë qendrimit të tij në Paris, por fati ishte me të. I njohur si armiku i parë politik Enver Hoxhës, Sadik Premte me pseudonimin Xhepi qendroi 47 vjet jashtë Shqipërisë deri në vitin 1991 kur vdiq.

Të gjithë këtë histori të rrallë e ka treguar dje ekskluzivisht për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, i vëllai i tij nga nëna Zija Lepenica i cili jeton në SHBA. Më poshtë është një pjesë e intervistës së tij.

Ju thatë që Sadik Premtes i janë bërë tre atentate nga Sigurimi i Shtetit gjatë qendrimit të tij në Paris. Si janë kryer këto atentate dhe kush i organiozi?

Të tre atentatet i organizoi Sigurimi i Shtetit. Janë të faktuara edhe me dokumente por mua mi ka treguar me detaje vetë im vëlla Sadik Premte kur e takova në 1990 në Paris. Sadiku survejohej gjatë gjithë kohës që ishte në Paris që kur përfundoi aty nga Italia në vitin 1946 e deri sa mbylli sytë. Ai më tregoi me hollësi për këto tre atentate. 
Atentati i parë ka ndodhur në vitin 1951. Në atë kohë Sadiku jetonte në një hotel Pensioni në Paris. Unë kam fotografuar të gjitha vendet dhe vendin ku ndodhi ngjarja në hotel. Sigurimi i Shtetit caktoi Xhemal Çamin për të vrarë Sadikun. Ai ishte një shqiptar i larguar nga Shqipëria që në kohën e Zogut. Ai kishte luftuar edhe në Spanjë bashkë me Mehmet Shehun e Petro Markon. Xhemali nuk ishte kthyer në Shqipëri por kishte qendruar në Francë. 

Njerëzit e ambasadës shqiptare në Paris e instruktuan dhe e paguan për të vrarë Sadikun dhe ai nisi zbatimin e planit në fillim duke e ndjekur Sadikun ku shkonte. Sadiku më ka thënë se një herë në metro e kishte kuptuar që po e ndiqte dhe iu kthye dhe e rrahu Xhemalin. Një mbrëmje Xhemali i kishte zënë pritë Sadikut në hotel teksa Sadiku kthehej në dhomën e tij. Sadiku më tregoi se kur u fut në hotel dyshoi se diçka nuk shkonte sepse nuk kishte drita. 

Xhemali kishte hequr siguresat e hotelit duke menduar se në errësirë do ta kryente më mirë vrasjen. Ishte fshehur pas një kthine dhe kur Sadiku ngjiti shkallët ai nxori nga xhaketa një sëpatë të vogël dhe e goditi në kokë. Fati I Sadikut ishte që kur ngriti sëpatën ajo preku në tavan dhe nuk mori fuqi të madhe. Megjithatë tehu i sëpatës e goditi Sadikun prapa kokës duke i shkaktuar plagë. Megjithatë edhe pse i larë në gjak Sadiku arriti ta kapë Xhemalin dhe të përleshej me të nëpër shkallë deri te dera e jashtme e hotelit. Por pas pak minutash i ra të fiktë. Xhemali mendoi se Sadiku vdiq. Jashtë e priste makina e ambasadës shqiptare dhe hipi në shpejtësi në të. Sadiku më tha se nëse ai do ishte kthyer do ta qëllonte dhe një herë ai do ishte i vdekur. 

Më pas persona të rastësishëm aty e dërguan Sadikun në spital. Sadiku qendroi në spital dy muaj dhje sipas mjekëve sëpata i kishte çarë lëkurën por jo kafkën. Atë e kishte ndihmuar edhe kapelja që mbante në kokë e cila ishte prerë më dysh. Është fakt që Xhemal Çamin nga Parisi e dërguan në Pragë dhe më pas në Tiranë. Në Shqipëri e caktuar pak kohë si nënkryetar i degës së Brendshme në Durrës dhe më pas po Sigurimi e zhduku. E vrau.

Atentati i dytë  u bë nga Llambi Peçini, ai që do bëhej kryetar i Sigurimit të Shtetit. Atë e dërguan enkas nga Tirana për të vrarë Sadikun në Paris. Peçini zbuloi se Sadik Premte shkonte shpesh në lokalin e një shqiptari nga Nepravishta e Gjirokastrës. Llambi shkoi te ai dhe bëri një bisedë të gjatë duke u bërë ofertë. Mes tyre duke duke e vlerësuar si patriot i tha që të thërriste një ditë Sadikun në lokal dhe Llambi do ta vriste. Do ta bënte copa-copa, ta hidhte në Senë dhe asnjë njeri nuk do ta merrte vesh. Pronari i lokalit i tha vetëm një përgjigje. Do mendohem. Në fakt ai ishte tmerrur nga ato që dëgjoi. Por pasi u ndanë për tërë natën udhëtoi deri te shtëpia e Sadikut. Sadiku ms tha se në orën 01. pas mesnate i kishte rënë dera dhe nga syri magjik kishte parë mikun e tij të verdhë në fytyrë. Më tha; Sadik vëlla, mos hajde në lokal dhe një farë Llambi Peçini nga Shqipëria do të vrasë. Fshihu disa kohë. Sadiku as në punë nuk shkoi për disa kohë.

Atentati i tretë u bë pak më vonë. Një shqiptar tjetër Ahmet Nivica që kishte ikur edhe ai si Sadiku në 1954 e takoi një ditë Sadikun në Paris. Pasi u përshendet i tha se kishin ardhur disa shqiptarë nga Shqipëria dhe donin ta takonin në periferi të Parisit. Sadiku me intuitën e hollë që kishte i tha të vinin ata ta takonin aty Sadikun dhe jo të shkonte ai te ata në periferi. Ahmeti më pas është kthyer në Shqipëri dhe bëri shumë vite burg, ndoshta dhe për shkak se nuk arriti të bëjë diçka për të vrarë Sadikun. 

E kisha në burg dhe në një bisedë që kam patur më tha se ishte në burg për të dëshmuar kundër Llambi Peçinit. Aranit Cela I thanë në gjyq Llambi Peçinit se e kishin dërguar në Paris për të vrarë Sadik Premten përse nuk e kishte vrarë? Në këtë kohë ndërhyn Kadri Hazbiu dhe thotë se këtë urdhër e kishte dhënë ai. Por ky nuk e realizoi. Arnait Çela tha; Pa urdhrin e Mehmetit do ta vriste Sadikun? Punët operative nuk presin. Mehmet Shehun e vumë në dijeni pasi dështimit të atentatit.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    burgaxhiu20/07/2018 13:29

    Tan t'persekutum tash kto sigurimsat se kane perfundu n'burg si deshtake. O moj Shqypni e mjera Shqypni!!!!!.

    Shto koment

    Denonco