Berisha: Prokuroria e Durrësit, Shpella e artë e Mafies!

Berisha: Prokuroria e Durrësit, Shpella e artë e Mafies!

12:19, 20/07/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur më sarkastik se kurrë ndaj njerit prej institucioneve kryesore të drejtësisë në vend, Prokurorisë së Durrësit, e cila kohë e fundit është kthyer në qëndër të vëmendjes së opinionit për zhvillimet me sfond kriminal të lidhura me të. Berisha e ka emërtuar si "Shpella e Artë e Mafies" dhe ka renditur edhe arsyet pse.

Në shënimin me titull "Narkoshteti dekoron", Berisha shprehet:

"Prokuroria e Durrësit fiton titullin më të lartë ndërkombëtar “Shpella e Artë e Mafies”! Mbrëmë në darkë, në një ceremoni solemne, Prokuroria famëzezë e Durrësit mori titullin botëror “Shpella e Artë e Mafies”. Ky titull iu dorëzua asaj në prani të kumbar Gjushit, don Agaçios nga krye krye kryekumbar Rama për aktet e guximit të jashtëzakonshëm mafioz të dy muajve të fundit.

Së pari, dje avokatin Ilia Ilia, pasi mbrojti një çështje tek një nga prokurorët e Shpellës, duke dalë te dera e saj, e masakruan, por nuk e vranë, dy mafiozët e turnit të radhës. Mesazhi i tyre ishte i prerë:" Mos guxo të përmendësh emrin e prokurorit të Shpellës, Ndoj, se të presim kokën! "Zgjidhje praktike! Mafia nuk ka burokraci!

Së dyti, titulli i lartë botëror i Shpellës së Artë, u dha edhe për vjedhjen spektakolare para një muaji të serverit të dosjeve kriminale nga prokurorët (popullorë) mafioz të Shpellës për hetime, gjoba, krefje paralele etj, etj..

Së fundi, titulli fisnik i Shpellës së Artë u akordua edhe për vjedhjen spektakolare të postës së Prokurorisë së Përgjithshme, thjesht për një kontroll paraprak në një vend të sigurtë të dosjeve të dërguara nga Tirana!

Miq, jo në Europë, por as në botë, si kjo Prokurori nuk ka një të dytë, ndaj ajo e meritoi plotësisht titullin më të lartë fisnik: “Shpellë e artë e Mafies”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco