Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Përfundon takimi i artistëve me Ambasadoren në ikje Vlahutin, Çeloaliaj: Ja çfarë i thamë

Përfundon takimi i artistëve me Ambasadoren në ikje Vlahutin, Çeloaliaj: Ja çfarë i thamë

12:05, 20/07/2018
A+ Aa A-

Ka përfunduar takimi mes ambasadores Vlahutin dhe artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në takimin me Vlahutinin ishin pjesë Alert Çeloaliaj, Neritan Liçaj, Robert Budina, Adriatik Lapaj, Rudi Erebara, Sesilia Plasari.

Në dalje të këtij takimi Çeloaliaj u shpreh se ata kanë marrë nga Vlahutin konfirmimin se BE-ja është duke marrë në shqyrtim ligjin e kaluar në vend. Sipas Çeloaliajt takimi me përfaqësues të BE-së do të vijojnë, derisa të arrihet që godina e Teatrit Kombëtar të ruhet.

‘’Falenderoj ambasadoren Vlahutin që na priti në takim. Ia bëmë të qartë qëndrimet tona, se jemi kundër shembjes së Teatrit dhe projektit të PPP-ve. Ky nuk do të jetë takimi i fundit që ne do të kemi me përfaqësues të BE-së”, u shpreh Çeloaliaj, shkruan Fax web. Çeloaliaj bëri më tej thirje për presidentin Ilir Meta, që ai të mos e dekretojë ligjin që u kalua pak javë më parë në Kuvend.

”I bëj thirrje presidentit Meta që të mos e dekretojë atë ligj, të bëhet garanti i Kushtetutës së vendit, sa kohë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit të saj”, tha më tej Çeloaliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco