Hapet seanca e Vetingut pa prokuroren Gashi, gjyqtarët mblidhen për të vendosur mbi bojkotin e saj

Hapet seanca e Vetingut pa prokuroren Gashi, gjyqtarët mblidhen për të vendosur mbi bojkotin e saj

09:56, 20/07/2018
A+ Aa A-

Bojkoti i seancës së sotme të Vetingut nga ana e prokurores Rovena Gashi e ka vënë në një pozitë të panjohur më parë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Genta Tafa Bungo, Kryetarja e trupës gjykuese me anëtarë Pamela Qirkon dhe Lulzim Hamitajt e bënë të njohur situatën para medias dhe pretendimin që Gashi kishte bërë më herët, para hapjes së seancës, se vendimi për të ishte i paracaktuar, ishte marrë 8 muaj më parë.

Genta Tafa Bungo tha se zonja Gashi pretendonte se vendimi për të ishte marrë ditën kur ishte hedhur shorti; po ashtu njoftoi se prokurorja kishte dorëzuar një raport prej 27 faqesh ku kërkonte pavarësisht të gjithave, rikonfirmimin në detyrë.

Në rrethanat e krijuara, Tafa Bungo i kërkoi medias të dilte nga salla me qëllim që trupa të shqyrtonte rastin, pasi e vetmte ajo nuk e kishte tagrin për të dhënë një vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco