Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Pas kafes me Bashën, Besnik Mustafai tregon se për çfarë u bisedua

Pas kafes me Bashën, Besnik Mustafai tregon se për çfarë u bisedua

18:33, 19/07/2018
A+ Aa A-

Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në studion e lajmeve në Neës24 foli për bustin e Pjetër Arbnorit, rikthimin e Genc Rulit në PD si dhe aksionet e opozitës.

Lidhur me një përfshirje të vetë Mustafajt në strukturat drejtuese të PD, ish-ministri tha se nuk do ta tentojë një gjë të tillë por do të japë kontributin e tij për partinë.

Po ashtu Mustafaj, kritik i hapur i Bashës, tregoi edhe për marrëdhëniet e tij me kryetarin e opozitës me të cilin tha se kishte pirë vazhdimisht kafe.

“Unë për veten time kam pirë vazhdimisht kafe me z.Basha pavarësisht se kam qenë shumë kritik me të, edhe gjatë kohës post-zgjedhore, kur u bë fushata për kryetarin e ri.

Unë kam pirë shumë herë kafe me të, nuk i kam refuzuar asnjë ftesë, qoftë në zyrë apo dhe në kafenetë e Tiranës.

Nuk tentoj të jem pjesë e strukturave drejtuese por kam vendin tim në dhënien e kontributit për partinë,” tha Mustafaj.

Publicisti shprehu mendimin se PD ka nevojë për anëtarë aktivë dhe se strukturat aktuale të partisë janë joefiçente. “PD ka nevojë për anëtarë dhe simpatizantë aktivë, strukturat aktuale të PD janë joefiçente. Opozita duhet të fillojë të punojë në të gjitha qytetet”.

Përsa i përket aleancës me LSI-në dhe partitë e tjera opozitare, Mustafaj tha se është më shumë aleancë aktivitetesh se sa bashkim ideologjish.

“Unë e shoh si aleancë aktivitetesh në opozitë. Jam i bindur se faktori i bashkimit të të gjithë partive opozitare është në dobi të vendit. Por s’mund të kemi aleancë mes partive se kanë parime dhe ideologji të ndryshme, LSI është e majtë dhe nuk mund të bashkohet me Partinë Republikane përsa i përket ideve. Kanë programe komplet të kundërta,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arifi20/07/2018 09:06

Cfare na intereson ne se me ke pi kafe Besnik Mustafai? Po darken me ke e hengri? Po fushin kur e beri? A i lau dhembet?

Valbona19/07/2018 21:00

Besniku synon vetem nje gje: te beje djalin deputet, prandaj dridhet e perdridhet! Besniku nuk i ben as kritikat parimore dhe as pazaret si ky i fundit. Gjithnje ky punonjes i Insititucionit te Studimeve Markiste Leniniste dhe bashkepuntor i Nexhmije Hoxhes ka vepruar vetem per interesin e tij te ngushte. Edhe kur i qendronte afer Berishes edhe kur filloi ta kritikonte ate dhe Lulzim Bashen dhe nga ana tjeter rregullonte punet e tij me qeverine Rama. Kur ju desh Lulzim Basha per te bere djalin deputet i afrua Bashes dhe u pajtua me Berishen. Kur Basha nuk ja futi djalin ne liste filloi sulmin kunder Bashes dhe u bashkua te te gjithe ata qe kerkonin largimin e tij. Se fundmi eshte me bekimin e Rames dhe mbeshtetjen e Ditmir Sulejman Bushatit, ngriti nje fondacion per te bashkuar ambasadore te majte e te djathte dhe shumica e abandonuan. Por ajo e krijoi me pak vete per ta pasur mire me Ramen e Ditmirin duke mos lene asnje rast pa pu puthur por duke i thene Bashes se po punon edhe pro tij. Edhe rasti i fundit i futjes se hundeve me inagurimin e bustit te Pjeter Arbnorit u be per ti bere qejfin kryesisht Gramoz Rucit e Rames qe donin te fitonin pike si tolerante nderkohe qe nuk i kane lene opizites asn je hapsire veprimi; sot Besniku e nxorri Gramozin njeriun me te dashur per te persekutuarit dhe qe ngre buste per Mandelen. Turp me te madh nuk ka! Pastaj u fut ne zyren e Bashes per te krijuar se ndryshe nga kundershtaret e tij te cileve Basha nuk i ka bere asnje leshim, se ai eshte tolerant dhe merret vesh me kryetarin. Qelllimi eshte i njejti: Te beje djalin deputet! Prisni edhe pak dhe kujtohuni kur ta nxjerre koken! Ose gazetaret nese duan qe tani zbulojne kete synim tja bejne kete pyetje dhe do te shikoni si do te perdridhet duke thene se "djali eshte i rritur dhe i merr vete vendimet"...hahaha.

Shto koment

Denonco