Bomba e studiuesit: 3 deputetë me dosje, spiunë të sigurimit të shtetit

Bomba e studiuesit: 3 deputetë me dosje, spiunë të sigurimit të shtetit

18:25, 19/07/2018
A+ Aa A-

Studiuesi Erald Kapri i ftuar ditën e sotme në studion e SYRI.net ka denoncuar faktin se 3 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë ish-spiunë të Sigurimit të Shtetit.

‘Ka disa deputetë që janë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Ligji nuk e vendos parlamentin në mënyrë të detyrueshme’, është shprehur Kapri përballë gazetarit Alen Xhelilit.

Por studiuesi Kapri ka treguar se janë të paktën 3 deputetë të cilët kanë dosje dhe kanë qenë spiunë.

‘3 ose 4, por 3 deputetë është e sigurtë që janë ish-spiunë dhe bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Ka një drejtues të lartë me dosje, i cili është rekrutuar me zor nga institucionet e kohës dhe nuk ka marrë njeri në qafë’, është shprehur në studion e SYRI.net, studiuesi Erald Kapri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alex 20/07/2018 07:12

Po emra nuk kane ata..

Shto koment

Denonco