VIDEO/ Presidentja kroate në Durrës: Projekt me PNUD për menaxhimin e ndotjes detare

VIDEO/ Presidentja kroate në Durrës: Projekt me PNUD për menaxhimin e ndotjes detare

15:58, 19/07/2018
A+ Aa A-

Qindra apo mijëra ton mbetje urbane, kryesisht plastike, depozitohen në brigjet kroate çdo vit nga Shqipëria nëpërmjet rrymave detare.

Ndotja mjedisore që shkaktohet nëpërmjet detit Adriatik, i cili lidh Shqipërinë, Mali e Zi dhe Kroacinë kanë detyruar qeverinë kroate të financojë një projekt mjedisor të një vendi që nuk është pjesë e BE-së, siç është vendi ynë.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, është ndalur në portin e Durrësit ku para autoriteteve vendore e të qeverisë deklaroi se qeveria kroate e ka një problem të rëndësisë së veçantë të menaxhojë mbetjet urbane që i sjellin rrymat detare në brigjet e saj.

‘Na lidh e na bashkon Adriatiku me Shqipërinë e Malin e Zi. Rrymat detare në stinën e dimrit sjellin mbetjet urbane tek ne. Qeveria juaj dhe kryeministri ranë dakord për mbrojtjen e Adriatikut.

Ky projekt mes tre vendeve tona do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të kësaj problematike dhe të zhvillimit të turizmit që është baza ekonomike e vendeve tona”, tha presidentja kroate.

Në kepin e Rodonit në veri të Durrësit, lumi Ishëm e degëzimet e tij që vijnë nga Tirana e Kruja, depozitojnë qindra ton plastikë çdo vit, që më pas rrymat detare e shpërndajnë në të gjithë vijën e Adriatikut.

Projekti i financuar nga qeveria kroate “Menaxhimi i ndotjes detare dhe bregdetare për të rritur sigurinë në det dhe në porte, në përputhje me kuadrin rregullator të BE-së për detin, zbatohet nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco