EMRI/ Emërohet zyrtarisht, ky është ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

EMRI/ Emërohet zyrtarisht, ky është ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

17:41, 19/07/2018
A+ Aa A-

Luigi Soreca emërohet ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ditën e sotme Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini shpalli emërimet e 24 ambasadorëve në disa vende, mes tyre edhe në Shqipëri.

Italiani Luigi Soreca do të zëvendësojë në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ai punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Luigi Soreca është Drejtor i Sigurisë në Komisionin Evropian.

Ai është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Veç liberalizimit të vizave me Shqipërinë ai ka udhëhequr këtë proces edhe me Marokun, Tunizinë apo me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkombëtare të migracionit.

Si njohës i mirë i ligjit, ai vjen në Shqipëri në momentin e duhur, pasi sapo ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho20/07/2018 13:55

Shume mire! Do ti kushtoje me pak edeverit sepse italianet shiten per pese leke!

Agron20/07/2018 11:53

Uroj qe te mos jete aq e "varfer" sa kjo shkina qe po iken!

gruaja shqiptare19/07/2018 18:13

Shyqyr qe sdo shohim me fytyren e kesaj Vlla-hutes ne tv, se na e shpifi. Moj sahanlepirese

Shto koment

Denonco