Mbrojtësit e teatrit, ju premtua takimi me Vlahutin, por duket se ka …..

Mbrojtësit e teatrit, ju premtua takimi me Vlahutin, por duket se ka …..

15:18, 19/07/2018
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar sot për një marifet të zyrës së Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Pas kërkesës për një takim me ambasadoren Romana Vlahutin dhe miratimit prej kësaj të fundit të kërkesës, AMT thotë se është njoftuar për në ndryshim formati dhe përfshirjen në takim të përfaqësuesve të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Siç e bëmë të ditur mbrëmë, gjatë protestës së radhës në Sheshin e Teatrit, ambasadorja Vlahutin kishte njoftuar me email, dje në mesditë, se do të priste në një takim përfaqësuesit e AMT në një takim, nesër në ora 10. Kjo ishte përgjigje ndaj kërkesës sonë në lidhje me shqetesimin për: cënimin e pronës publike dhe interesit publik/vlerave historike dhe arkitektonike/shkeljeve kushtetuese dhe termave të MSA.

Sot në mëngjes, nga stafi i zonjës Vlahutin jemi njoftuar me email se në takimin e nesërm do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Brenda orës, AMT ka shprehur me email qëndrimin e saj se në takimin tonë me zonjën Vlahutin nuk ka vend për palë të tjera, të cilat natyrisht zonja Vlahutin është e lirë t’i presë kur të dojë.

Emaili ynë ka mbetur pa përgjigje, edhe pas një telefonate, përmes së cilës kërkuam përgjigje zyrtare për kërkesën tone njofton AMT.

Por këto janë dyshime për një sjellje të zonjës Vlahutin ndaj së cilës nuk mungojnë akuzat. Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani,  shkruan se ambasadorja nuk ka për të zgjidhur asgjë për Teatrin. Përmes një statusi në Facebook, Manjani madje akuzon hapur ambasadoren. Takimi me të është njësoj, në mos më keq se të takohen me KryePushtin ose pushtarucët e tjerë që drejtojnë vendin, në qendër e në bashki, shkruan ish ministri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz19/07/2018 16:14

Ju rren mendja kot, po ça shkoni ke ajo bucks? Kurvicka me flok te kuqe nuk e rrujti kur u qelb vendi nga droga dhe do ti plasi brima per teatrin.

Shto koment

Denonco