Ndodhi dhe kjo: Hysi përshëndet largimin e opozitës nga Kuvendi!

Ndodhi dhe kjo: Hysi përshëndet largimin e opozitës nga Kuvendi!

11:53, 19/07/2018
A+ Aa A-

Partitë opozitare janë larguar sot nga Kuvendi në shenjë proteste, pasi nuk iu pranua kërkesa për të rihedhur në votim ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, bëri një deklaratë para se deputetët të dilnin nga salla, e cila çuditërisht u përshëndet me entuziazëm nga nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila po drejtonte seancën. 

Spaho: Ne këkrojmë të rivotohet ligji për prishjen e teatrit Kombëtar, pasi një deputetët e mazhorancës kishte votuar edhe për një deputetë të opozitës dhe kryetari i Kuvendit porositi të mblodhej Këshilli i votimeve dhe procedurave, që u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës që “votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer, pavarësisht pretendimeve të palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qënë i parregullt, në përputhje me rregulloren dueht të përsëritet. Për rrjedhojë në emër të grupeve të opozitës unë vazhdoj të rikërkoj që të rivotohet ligji për Teatrin, pasi votimi ka qënë i parregullt. Për shkakun se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit, në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë.

Hysi: Falemnderit, ditë të mbarë kolegëve të opozitës! Fjalën e ka zoti Taulant Balla!

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco