Presidentja kroate: Jemi miq që nga koha e Venedikut

Presidentja kroate: Jemi miq që nga koha e Venedikut

11:33, 19/07/2018
A+ Aa A-

 Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç e cila ndodhet për një vizitë shtetërore në vendin tonë, përsëriti mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit mnë BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE, tha Kitaroviç. 

Kroacia nuk e harron sakrificën e shqiptarëve, 2 vite më parë u themelua në Zagreb shoqata e artistëve. Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve. Shqiptarët janë të respektuar në Kroaci, në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë, tha Presdenjai kroate.

Kitaroviç ka mbërritur pasditen e djeshme në Tiranë. Presidentja zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot, pritet të marrë nga qyteti i Beratit titullin "Qytetar nderi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp19/07/2018 16:07

Miqesija midis shqiptareve dhe kroateve nuk daton dhe as lidhet as me krushqite dhe as me tregtine me Venedikun dhe as me perkatesite fetare te cilat(ndarjet) i perkasin periudhave te mevonshme te zhvillillimit historik.Ajo qe i perbashkon dy popujt daton ne mijvjecar.Te dy popujt shtriheshin ne te njejtin teritor,Gadishullin Ilirik.Studime te perbashketa dhe ndihma e universiteteve prestigjoze boterore si dhe kerkime ne arkiva qofte ne Vatikan apo kudo tjeter mund te vertetojne qe jemi jo dy popuj miq por dy popuj vellezer qe me kalimin e shekujve largohemi ca dhe ne kesi rastesh shpesh njerezit thone rendom ,jemi kushurinj.

Shto koment

Denonco