Berisha, Leskajt: 'Këtyre drejtoju me 'Hajdut'..., Majko bën zhurmë nga vendi

Berisha, Leskajt: 'Këtyre drejtoju me 'Hajdut'..., Majko bën zhurmë nga vendi

10:52, 19/07/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta sot në Kuvend ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka sjellë në parlament ligj për uljen e ndjeshme të taksave për bizneset e lojërave të fatit, aty ku ka interesat e tij bashkë të vëllanë, Olsi Ramën.

Berisha i është drejtuar direkt Ramës, që ndodhej në sallë, se ky ligj është bërë posaçërisht për të favorizuar vëllanë e tij Olsin si dhe vëllanë e ministrit të Brendshëm, Geronin, ortakë në këto biznese. Nga ana tjetër, ministrin e Financave Arben Ahmetajn e ka cilësuar "hajdut me çizme".

Akuzat dhe debati erdhën pas fjalës që mbajti në foltore, kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Berisha u ngrit nga vendi dhe e nxiti Leskajn për kontroll ndaj "hajdutëve" dhe "kryehajdutëve" në qeveri, "që i kanë vjedhur 1.2 miliardë euro shqiptarëve", siç u shpreh, duke drejtuar gishtin nga Rama dhe ministrat e  pranishëm.  

FJALA E BERISHES DHE DEBATI ME HYSIN

Berisha: Z. Kryetar i Kontrollit të Lartë! Unë kam një pyetje konkrete! Iu ke deklaruar shqiptarëve me dokumenta origjinale shtetërore të firmosura dhe të vulosura nga kjo mazhoranca se këta çdo epitet mund t’u vësh këtyre që janë mbrapa, me në krye atë kryehajdutin aty, a iu drejtove në fjalën tuaj "O të poshtëruar hajdutë që keni vjedhur 1.2 miliardë euro, qytetarëve më të varfër shqiptarë dhe të Europës", apo jo?!

Unë e kuptoj, vetëm se një gjë është: Po shkove tek Mithat Frashëri, shkon tek e vërteta! Dhe ajo e vërtetë do të të detyronte ty t’u drejtoheshe vetëm në këtë mënyrë, atyre që iu kanë grabitur shqiptarëve, 1.2 miliardë euro në koncensione, në tendera dhe kjo nuk është e dhënë e imja, nuk është e dhënë e opozitës. Është e dhënë e institucionit qëndror të llogarive të shtetit.

A e dini ju që këta kanë sjellë një ligj këtu në parlament, për Olsin dhe Geronin?! E dini ju çfarë do të thotë ligji i Olsi-Geronit?! A e dini apo jo?!

Do të thotë që në lojërat e fatit – të ulet, të ulet tre herë tatimi i lojërave të fatit, sepse Olsi dhe Geroni duhet të 3-4-fishojnë - po, Pandeli, më mirë mos fol se edhe të përzënë, edhe të kthejnë ata, lëre atë punë, lexoje ligjin, shko e pyet specialistët. - Sa janë përcaktuar në lojërat e fatit: sa është përcaktuar për lojëtarët dhe sa është përcaktuar për kompaninë?!

Në qoftë se gjeni raportin, çfarë bën ndryshimi i ligjit?! Zoti Kryetar, ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80% të fitimit që kanë ata, tani nuk do të merret më 15% për 80%, por do të merret vetëm 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit! Ky është ligji! Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonsideratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë, kurse ai hajduti me çizme...(tregon me gisht nga qeveria)...

Ndërhyn Vasilika Hysi: z. Berisha, jemi në pjesën e pyetjeve, jo të diskutimeve...

Berisha: jo, një minutë! E di pse e bën ai apo jo? Keni alergji ndaj të vertetave ju si shumicë.

Hysi: Ju lutem, pyetjen...

Berisha: ja pra, pyetja është, t’u drejtohesh “hajdutë” dhe “kryehajdutë” këtyre! Kjo ëhstë gjuha që kuptojnë këta!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz19/07/2018 15:02

Hajdute mund tju thuash gjith diten ketyre o doktor nuk ju bon pershtypje. Keta horra kuptojne vetem gjuhen e dajakut. Ti i nderuar doktor e di fort mir kete por çe do nuk je me ai i pari, tani esht Luli dhe me Lulin edver palla jeton 1000 vjet.

Shto koment

Denonco