Tre gjyqtarët në takim privat/ Na vjen keq por kemi frikë nga Vetingu. Vendimi do jetë pro Veliajt

Tre gjyqtarët në takim privat/ Na vjen keq por kemi frikë nga Vetingu. Vendimi do jetë pro Veliajt

18:56, 18/07/2018
A+ Aa A-

Në frikën se do të goditeshin nga ‘vettingu’ 3 gjyqtarët të Gjykatës së Apelit kanë dhënë një vendim të kundërligjshëm, duke i dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës.

Denoncimi është bërë nga Kreu i grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të Tiranës, Kreshnik Çollaku.

Ky i fundit shkruan në Facebook, se ka prova për vendimmarrjen kundër ligjit të 3 gjyqtarëve të Apelit të Tiranës.

Denoncimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Rroftë Reforma, Poshtë Drejtësia.

Sot Bashkia Tiranës, rradhës së zyrtarëve, aktorëve, gazetarëve, shoqërisë civile, bizneseve të blera i shtoi dhe tre gjyqtarë të Gjykatës Apelit Tiranë.

Sot tre gjyqtaret e Apelit Tirane sanksionuan padrejtësinë dhe paligjshmërinë në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Ky vendim i paralajmëruar disa muaj më parë nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, i sigurtë në vendimin e tyre pasi në të kundërt ‘do te shohim si do të kalojnë vettingun’.

Kjo ngjarje e paralajmëruar ndodhi.

Tre gjyqtaret e Apelit iu gjunjëzuan presionit të qeverisë dhe asgjësuan drejtësinë.

Vetë gjyqtarët kanëe komunikuar me palët duke u shfajësuar se vendimin absurd e kanë marrë ‘prej frikës së konfliktit me qeverinë në fazën e vettingut’ (kush të ketë merak disponojmë pjesë të këtij komunikimi).

Tre qyqareve po u bëjmë një premtim se do ti mbajmë mend gjatë emrat e tyre dhe faktin se me qyqarinë e tyre sot ekzekutuan drejtësinë.

Një ditë në këtë vend do të ketë drejtësi dhe për Drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp19/07/2018 15:39

Shkoni paraqituni ne KPK bashke me material qe keni paditur Bashkine dhe provat qe zoteroni ku gjyqtaret e Apelit paskan hapur barkun juve apo te tjereve.Ne te kundert kuptohet qarte se me cfare mentaliteti do paraqitet opozita e sotme, neser ne qeverisje ,dhe ne maredheniet me gjyqesorin.

Shto koment

Denonco