Ky popull, bëji çfarë të duash, është i mpirë, nuk ndjen!

Ky popull, bëji çfarë të duash, është i mpirë, nuk ndjen!

08:16, 18/07/2018
A+ Aa A-

Ra tërmeti sot aty rreth orës 15, isha në restorant, askush nuk çau kokë.

Dikush vazhdoi të thërriste : Edhe një syltjaç për këtë zonjën kamarier!

Termet - tha dikush dhe ngriti gotën e birrës.

Vazhduan lëkundjet, ndërkaq klientë e personeli i restorantit as e bënin qefin qeder.

Ja ra ndërtesa edhe pastaj...

Ja vdiqëm, po pastaj? Pastaj çfarë?

Pas pak dolëm nga restoranti me barkun plot. Tërmeti u kujtua edhe dy herë të tjera. Unë u ktheva sepse specat e mbushur më kishin pëlqyer. A m'i mbështjell këto specat e mbetur sepse dua t'i ha në darkë!

Po a do të ketë darkë?

E mo mirë po të ketë!

Zoti e di atë.

Në rrugë askush nuk e bënte qefin qeder. As njerëz të dalë nga banesat as ankth. Sikur të ishim në Okinavë dhe të ishim mësuar prej dekadash e shekujsh me tërmetet.

Brenda dy javësh ishin mësuar edhe me tërmetin. Kush na e ka futur në gen këtë fatalizmin që na bën të mos reagojmë ndaj asgjëje. Pranojmë cdo gjë. Përtaci mendore? Nënshtrim? Mërzitje nga jeta? Prirje kolektive vetëvrasjeje? Tallje me ekzistencën? Cvlerësim i jetës? Harrim i rrezikut? Mpirje kombëtare përballë së keqes?

Si ta ketë shkruar Zoti?

Atje në Durrës takova një mik. Cfarë kemi nga Tirana? - më pyeti.

Hiç mo! Ra tërmet ca!

Ai : Po shi ra?

Unë : Shumë.

Ai : Kisha lënë një dritare hapur, prandaj!

Mos harron ky popull, nuk kemi kujtesë?

Mos na kanë hequr kujtesën.

Eshtë shenjë force. Bëji çfarë të duash është i mpirë, nuk ndjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi19/07/2018 18:36

Tashti nje gje me ben kurioz, ka ngelur qe Rame tepsia ti fusi gjith burrave te ketij vendi nje kastravec ne bythe , e perseri kam frike se nuk do te kete reagim, do ta pranojne. "Per te miren e kombit po e ben, per te bere shtet. Jemi popull funderrine.

Kuksiani i djathte 19/07/2018 17:48

Profesor Fuga! Je filozof i madh , je aq aktual dhe i sakte me zhvillimet qe po ndodhin, por qe do sic e the dhe vet , kujt tia thuash.! Ne na kan goditur si popull , apo na kan helmuar ne ushqime , ose na kane kastruar jo te allatet por te koka.....!!

Nje shqiptar19/07/2018 16:32

Profesor ne emrin termet e perdorim dhe per robt....

Shto koment

Denonco