Dalin nga vrima për të nisur histerinë e radhës kundër Trump, të dështuarit e administratës Obama

Dalin nga vrima për të nisur histerinë e radhës kundër Trump, të dështuarit e administratës Obama

11:59, 17/07/2018
A+ Aa A-

Ka mjaftuar një status në twiter nga Donald Trump, që mediat kundërshtare të tij në ShBA të nisin histerinë e radhës: atë të patriotizmit. Me një angazhim të habitshëm, njerëz të administratës Obama, por edhe të atij establishmenti të politikës ndërkombëtare që mund të quhet si Perëndimi, janë shfaqur me intervista, opinione në mediat kryesore për të vënë gishtin e akuzës dhe ndërsyer çdo emocion kundër presidentit aktual Trump. Arsyeja? Një pohim i tij sipas të cilit përkeqësimi ka qenë ndër vite. 

Është e paqartë se çfarë ka dashur të thotë në të vërtetë Trump me këtë, por fakt është se politika e Jashtme e Baracka Obamës dhe dy njerëzve të tij kryesorë: Hillary Clinton dhe John Kerry ishte e mbushur me dështime. Edhe politika e sigurisë e përfaqësuar nga Panetta, Ashton Carter etj., pati edhe ajo dobësi themelore, duke nisur qoftë edhe me dështimin spektakolar në frenimin e të ashtuquajturës ndërhyrje ruse në zgjedhjet e fundit presidenciale në ShBA. 
Lidhur me këtë të fundit, që përbën premisën e akuzës kryesore ndaj Rusisë, Trump është mjaftuar duke ironizuar se derisa të gjithë mendonin se Clinton do fitonte zgjedhjet, ndërhyrje ruse e raportuar nga FBI nuk përbënte problem. Në fakt një ndër njerëzit që ka shkruar për tradhëtinë apo dobësinë e Trump në samitin e tij me Putin në Helsinki është edhe ish-shefi i FBI-së, James Comey, i cili sipas deklarimeve të Hillary Clinton ishte personi kyç në humbjen e saj në zgjedhje. Comey u bën thirrje patriotëve të zgjohen, por duhet thënë se ai u shkarkua nga Trump dhe nuk dha dorëheqjen, pra nuk e pati problem moral bashkëpunimin me të pas “lojërave ruse në zgjedhje”. 

Image

Shtëpia e Bardhë ka reaguar edhe ajo në Tuiter duke emfatizuar një deklaratë të Trump në samit: Më mirë marr rreziqe politike për të ndjekur paqen sesa të vë në rrezik paqen duke ndjekur politikën. 

Sigurisht që kjo është një deklaratë propagandistike, pasi muaj më parë kemi parë presidentin amerikan të flasë për një buton, më të madhin në botë të arsenalit bërthamor. 

Në çdo rast, sulmi ndaj Trump po aplikohet mbi shpresat e reagimit emotiv sesa ndonjë qasjeje të strukturuar mirë. Trump mund të thotë shumë gjëra, por tashmë bota është mësuar me vetëlavdërimet e tij, apo me faktin se ai nuk heq dorë nga shoë personal në kontekstin e shoë të marrëdhënieve mes fuqive të mëdha. Përndryshe, administrata e tij ka miratuar dy dokumente të sigurisë kombëtare vitin e kaluar të cilat e klasifikojnë Rusinë kërcënimin kryesor për ShBA-në dhe është mbi këto përcaktime ku ecën politika e jashtme e ShBA. Ai ka rikonfimuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka imponuar shtimin e buxhetit të mbrojtjes për NATO-n. ShBA ka përshpejtuar hyrjen e Malit të Zi në Aleancë, ka shtyrë përpara anëtarësimin e Maqedonisë dhe akuzohet se qëndron pas lojërave që kanë çuar në acarimin e rapirteve tradicionalisht të mira mes Greqisë dhe Rusisë në një zonë interesi për këtë fundit. 

Image

John Kerry, Hillary Clinton, janë personalitete që ndiqen nga mijëra njerëz në rrjetet sociale, miliona madje dhe statuset populiste që flasin për tradhëti në fakt u drejtohen atyre, me shpresën e një kthese në raport me presidentin që sot përballet me një Rusi të fuqizuar patjetër edhe për shkak të gabimeve të politikës amerikane gjatë kohës së Obamës. Gjendja në Siri është një e tillë, ShBA dështuan në rrëzimin e Assad, Kongresi nuk i dha autorizim Obamës për bombardimin e këtij vendi. Po kështu marrëdhëniet me Turqinë flasin për paaftësi parashikuese dhe keqlexim të qëllimeve të presidentit turk Erdogan, të paktën ashtu si paraqitet politika publike, ndërkohë që gjendja në Libi dhe i gjithë vakuumi i krijuar në Afrikën Veriore ishte pasojë e ngjarjeve tragjike që u gjeneruan nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe. Administrata Obama e la të papërfunduar betejën në Jemen ku ndihmonte aleatët e vet sauditë, ndërkohë që arriti një marrëveshje denuklearizimi me Iranin, të cilën Trump e hodhi poshtë pa asnjë kosto publike, për shkak se tërheqja amerikane u kompensua me dialogun e nivelit të lartë me Korenë e Veriut. 

Siç shihet beteja me Trump e këtij establishmenti po zhvillohet në skenën e debatit publik ku fjalët luftojnë për auidencë në rrjetet sociale, ku edhe krijohet përditë një opinion publik që ndryshon nga ai i para 20 viteve. Frazat goditëse të Trump, mënyra e drejtpërdrejtë e tij, po sfidon politikën klishe të frazave moralizuese që nuk thonë asgjë, që e trajtonnë vendimmarrjen si çështje të “atyre Lart”, që nuk tregon asgjë reale dhe që në fund ka diskredituar raportin e elitës së vjetër më një opinion që është ngopur me fabrikimin e armiqve të demokracisë. Aktualisht Trump po sulmohet me histerinë si mjet mobilizues, diçka që duket se nuk funksionon përkundrejt një njeriu të spektaklit si presidenti amerikan që për ironi po përvijohet përherë e më shumë si shpresa të gjithëve kundër establishmentit./Respublika

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco