Agron Duka kundër djegies së mandateve: Nëse ndodh, kemi zgjedhje të parakohshme dhe Rama...

Agron Duka kundër djegies së mandateve: Nëse ndodh, kemi zgjedhje të parakohshme dhe Rama...

09:30, 17/07/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është deklaruar kundër djegies së mandateve dhe futjes së vendit në këto kushte, në zgjedhje të parakohshme.

“Çfarë do të arrijmë nëse do të djegim mandatet? Pasi nëse i djegim shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por a është gati opozita? Betejat kryesore për të cilat ajo ka luftuar, Reforma zgjedhore, zhbërjen e lidhjes së politikës me krimin, etj, nuk janë zgjidhur. Nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme në situatën që jemi opozita ka të njëjtin fat”, ka deklaruar Agron Duka në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv.

Gjithashtu ai ka akuzuar qeverinë për kalimin e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa ka theksuar se buxheti i shtetit i ka aq para sa për ta rikonstruktuar, ndërsa godina e re duhej të ndërtohej diku tjetër.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e vrteta18/07/2018 09:18

Si rrëzohet Rama ? Pa të bllokohet me një grevë të përgjithëshme nga shumica dërmuese e shqiptarëve duke e paralizuar çdo veprimtari të qeverisë së tij tëkorruptuar, e do të jetë i detyruar të japë dorheqjen. Janë paratë e pista të drogës e mashtrimet elektorale që e sollën në pushtet ate e që e dobësuan opozitën partiake. E pse i kërkojmë opozitës që ta përmbys këtë qeveri të korruptuar, kur ajo njëlloj si të gjithë qytetarët ka në dorë vetëm fjalën ? Ajo po e bën ate që ka në dorë. Ju bën thirrje për protesta të fuqishme dhe deri diku ka mundur të mbledhë në demostrata një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve, e ju në vend të mereni me qeverinë, i kërkoni llogari opozitës., duke ndenjur si sehirxhi në shtëpi e duke e kaluar kohën me komente kundër saj.

t17/07/2018 10:35

Po atehere si mendon zotrote qe te rrezohet rama?

Shto koment

Denonco