Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Dikur e mbështeste, sot sulmon Ramën: Po qeveris si prezantues, për të fshehur ...

Dikur e mbështeste, sot sulmon Ramën: Po qeveris si prezantues, për të fshehur ...

23:21, 16/07/2018
A+ Aa A-

Kim Mehmeti, ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Edi Ramës para se ky i fundit të vinte në pushtet.

Por vite pasi Rama është bërë kryeministër, e ka cilësuar qeverisje e tij të sotme si pjesëmarrje në spektakël televiziv, ku kryepersonazh është kryeministri, e gjithë të tjerët ‘dublantë’ të tij.

‘Në Shqipëri, veprimtaria politike kryesisht përjetohet si pjesëmarrje në spektakël televiziv, ky kryepersonazh është kryeministri, e gjithë të tjerët ‘dublantë’ të tij, në spektakël që duhet ta mbulojë të vërtetën se vendi është duke u bërë i pabanueshëm për rininë shqiptare.

Po pra, shumica e politikanëve të ‘Shqipërive’ tona, ndryshe-ndryshe e përjetojnë veprimtarinë politike, por njësoj lezeçëm e shijojnë ‘hajdutokracinë’!’, ka shkruar Mehmeti në faqen e tij në Facebook. /TPZ

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco