FOTO/ Në 1 javë, 1.5 ton kanabis shqiptar u nis për në Itali

FOTO/ Në 1 javë, 1.5 ton kanabis shqiptar u nis për në Itali

22:40, 16/07/2018
A+ Aa A-

Sot u kap një tjetër ngarkesë droge nga Shqipëria që do të shitej në Itali.

Si zakonisht gomonet e drogës ngarkohen në Shqipëri, me prodhimin vendosa të kanabisit.

Në lidhje me këtë trafik droge ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Rama krenohet me suksese imagjinare.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Shqipëria e Norieges eksportues kryesor i krimit dhe droge ne Europe!

Sukses i ri spektakolar i Forcës së Krimit:

- në një javë eksporton ne Itali 1500 kg droge!

Të dashur miq, Forca e Krimit shënoi ne harkun kohor një javor një sukses spektakolar.

Ajo eksportoi nga brigjet e Vlorës në dy ngarkesa 1500 kg kanabis.

Sot autoritetet italiane kapën një gomone me 300 kg ndërkohë që 6 ditë më parë u kap një tjetër gomone me 1200 kg kanabis.

Ndërkohë që Noriega dhe Xhafa i drogës numërojnë sukseset imagjinare, Shqipëria renditet vendi i parë për eksportin e krimit dhe drogës në Europë!  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco