Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ ‘Sot Durrësi humbi një vlerë të pazëvendësueshme të tijën’

FOTO/ ‘Sot Durrësi humbi një vlerë të pazëvendësueshme të tijën’

22:15, 16/07/2018
A+ Aa A-

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur të humorit, Fadil Hasa, ka prekur jo vetëm familjarët, miqtë dhe kolegët e tij artistë, por të gjithë qytetin e Durrësit.

Në një mesazh të ndjerë për aktorin durrsak, deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi nënvizon se “sot Durresi ‎humbi jo vetem nje qytetar qe e perfaqesonte mes brezash, por humbi nje vlere te pazevendesueshme te tijen”.

Reagimi i plote i deputetit, Oerd Bylykbashi:

Sot u nda nga familja, miqte, simpatizantet, artdashesit, nga publiku durrsak dhe shqiptar i Madhi Fadil Hasa. Nje lajm shume i trishte. U largua prej nesh aktori i jashtezakonshem i humorit shqiptar, anetar dhe perfaqesues i nje plejade artistesh humori qe na bene te qeshim edhe ne dite te veshtira diktature apo tranzicioni. Sot Durresi ‎humbi jo vetem nje qytetar qe e perfaqesonte mes brezash, por humbi nje vlere te pazevendesueshme te tijen.

Respekt, vleresim e nderim per durrsakun e madh‎ Fadil Hasa!

Kujtimi i tij do te mbetet i paharruar!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco