Ironia e Panaritit/ Nuk kemi Akademi Shkencash por kemi Fshati, kjo ishte ‘tymuesja’ më e fundit...

Ironia e Panaritit/ Nuk kemi Akademi Shkencash por kemi Fshati, kjo ishte ‘tymuesja’ më e fundit...

20:25, 16/07/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas propozimin që kryeministri Rama bëri për një projekt të quajtur “Akademia e 100 fshatrave”.

Panariti ironizon me Ramën duke u shprehur se në këtë vend nuk ka Akademi Shkencash do të ketë Akademi të fshatit.

Më tej gjatë postimi të tij Panariti thekson se fermeri i braktisur, i pa mbeshtetur, i rrënuar, mbetur edhe pa agronom, pa veteriner, pa shërbime të këshillimit të asgjesuara sa hap e mbyll sytë, nuk ka nevojë as për “kallauz” dhe as për platforma e modele zhvillimi të sajuara.

Postimi plotë

E padegjuar…..?! Nje vend qe nuk ka Akademi te Shkencave, do te kete Akademi te fshatit!!! Kjo ishte “tymuesja” me e fundit e ofertes rurale!!! Erdhi edhe ky “Inovacion” pasi i harruan ato qe thane per “pikat” “pikecudiberese” te ndihmes per fermerin dhe agrobiznesin , pasi u “treten” parate e granteve dhe fondet e demshperblimeve?! Por fermeri i braktisur, i pa mbeshtetur, i rrenuar, mbetur edhe pa agronom, pa veteriner, pa sherbime te keshillimit te asgjesuara sa hap e mbyll syte, nuk ka nevoje as per “kallauz” dhe as per platforma e modele zhvillimi te sajuara .. Ato.. ai i di, shume me mire se Akademia” dhe akademiket, sepse i ka pare, prekur dhe krijuar “dora vete”, nga puna dhe rropatja ne emigracion, kryesisht ne bujqesi e blegtori. E nuk ka nevoje tja tregoje kush! Atij i duhen vetem fonde, rruge, ujesjelles, kanale dhe sherbime, te cilat nuk i sheh dhe nuk duken gjekundi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco