‘Rama u zë pritë te WC’-Iriqi bisedon me ministren Olta Xhaçka

‘Rama u zë pritë te WC’-Iriqi bisedon me ministren Olta Xhaçka

15:30, 16/07/2018
A+ Aa A-

Iriqi: - Në ca postime te Ramës u pa se ai takoi Trump dhe ca të tjerë. Si është e vërteta?

Xhaçka: - E vërteta është se Rama më takoi vetëm mua. Kaq.

Iriqi: - Nuk kuptoj.

Xhaçka: - Sa herë kryeministri shkon në takime të rëndësishme ne marrim nga tre aparate fotografikë dhe katër celularë. Kthehemi nga ministra në grup xhirimi për të. Ai rri gjithë kohës tek dera e wc.

Iriqi: - Te dera e wc?!

Xhaçka: - Po, po. Atje e ka të sigurt që do e kapë ndonjë duke dalë. Se për 3-4 orë që zgjat mbledhja dikush do shurrojë. Por këtë herë nuk i eci.

Iriqi: - Pse?

Xhaçka: - Se Trump kishte wc të veçantë, që nuk e mësuam ku ishte ngritur dhe Merkel nuk e bëri fare. Shkoi vetëm Erdogani. U takua me të, por na e beri me shenjë mos e filmonim. Pastaj të dy brenda. U vonuan goxha. Ditmiri u bë xheloz. I shkëlqenin sytë, donte të futej dhe ai, por e ndali Fuga. Kemi ardhur për punë,jo për... ia preu. Erdogani dhe Rama dolën bashkë. Siç duket edhe ky i yni e bëka pika-pika, i ka trokitur prostata.

Iriqi:- Po ku e gjeti Trumpin atëherë që i dha dorën?

Xhaçka: - Hahaha, dora është imja.

Iriqi: - Si?

Xhaçka: - Kur erdhi fundi i takimit e s’kishim asnjë foto në aparat, Fuga tha të bëjmë montazh. Shkuam e blemë një xhaketë e kollare si e Trump, e vesha unë dhe u takova me Ramën. Por na doli keq si fillim. Se dukej Rama shumë i gjatë. Hipa mbi një karrige dhe u përkula pak. Shtrak na nxori Fuga, hoqëm kokën time dhe vumë atë Trumpit dhe ja, u krye takimi historik. Se mos na kërkosh dollarë si Obama, më tha Rama. Iu kujtua foto që bëri me të për 80 mijë dollarë.

Iriqi: - Po ti the se Trump i pëlqeu fjalimi i  Ramës.

Xhaçka: - Unë për pak do shkruaja se Trump e pyeti Ramën se si ishte Zaho, i kanë dalë dhëmbët dhe a e pi qumështin në mëngjes. Kështu rrejmë ne mjaftistët. Veliaj ia hoqi fëmijën nga barku gruas së Roshit kur ajo as ishte shtatzënë,as ishte e martuar. E ku është Erioni tani? Në burg? Jo, në krye të Tiranës.

Iriqi: - Po këto janë fake news?

Xhaçka: - Ne kemi popull fake.

Iriqi: - Ke ndonjë takim këto ditë?

Xhaçka: - Po, në Bruksel. Do flasim për demokracinë në Evropë.

Iriqi: - Të ka dhënë ndonjë porosi Rama?

Xhaçka: - Sigurisht. Rri te  dera e wc e prit e përcjell këdo që hyn e që del. Këtë mos e harro, më tha.

Iriqi: - Po fotot kush do t’i bëjë?

Xhaçka: - Ditmiri. Ai do rrijë te dera e burrave. Por e kam dubluar me shefin e shtabit të ushtrisë. Se Bushatit po i pëlqeu ndonjëri hyn dhe vetë brenda, bile me gjithë aparat fotografik. Xhiron ndonjë porno të gjatë që na e shtrin për tokë krejt qeverinë. S’ka besë i përdredhuri. Ndaj së shpejti del kënga:

‘Moj, wc të qofsha falë,

Më dhe nder, kur isha pallë...’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco