Deputeti Dashamir Shehi në Kuvend: Budallenj, hapni sytë e shihni si po e grabit Rama Shqipërinë

Deputeti Dashamir Shehi në Kuvend: Budallenj, hapni sytë e shihni si po e grabit Rama Shqipërinë

13:03, 16/07/2018
A+ Aa A-

Është zhvilluar mes debateve të forta mbledhja e Komisionit të Ekonomisë në të cilin është diskutuar çështja e  koncensioneve. Mes anëtarëve përfaqëuses të opozitës më I ashpri ka qene në fjalën e tij deputeti Dashamir Shehi, i cili ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë Rama.

Mes të tjerave Shehi ka kërkuar që të shfuqizohet ligji për Teatrin Kombëtar duke thënë se përmes procedurës së koncesioneve, po kryhen vjedhje miliona euroshe në dëm të vendit.

“Do ti kisha mbyllur të gjitha koncensionet. Këto koncensione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite. Kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit, shikoni shifrat për rrugët që po ndërtohen, për stadiumin dhe teatrin, ilaçet dhe spitalet.

Nuk ka asnjë garë të hapur. Në sebep të atyre të mëparshme janë 100 fishuar vjedhje. Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë.

S’ka asnjë budalla në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk nënkupton që Rama ka 20 vjet që ia ka vënë syrin asaj cope tokë. Shikoni shëmtinë e stadiumit, është një markatë që ka edhe një fushë futbolli. Kjo është vjedhje e pastër. Ju po e votoni, i jepni konjukturë, u quani moderne.

Ky vend s’ka para për ujësjellesa dhe rubineta, kërkon para nga ndërkombetaret, por për pallate 200 milionë eurosh i kemi paratë. Hajde ta heqim këtë ligjin…”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz16/07/2018 14:47

Mos u lodh kot me keta o Dash Shehi! Keta e kon zanot hajdutllikun e trashigojn nga t'part e vet qe zbriten nga malet pa brek n'myth dhe grabiten pronat e te tjerve. Ky milet osht m'su me faren e isllit e me faren e isllit ka me vdek.

Tarasi16/07/2018 13:18

Njeriun e ri qe krijoi partia e gjen kudo , ne çdo vend , i shpelare nga trute dhe i gatshem per te mbrotur paudhesite e Rame droges. Sa turp , kjo eshte e verteta.

Shto koment

Denonco