Kokëdhima lëshon SOS për paktin me Greqinë: Rama po i godet me thikë pas shpine shqiptarët

Kokëdhima lëshon SOS për paktin me Greqinë: Rama po i godet me thikë pas shpine shqiptarët

09:43, 16/07/2018
A+ Aa A-

Përmes një deklarate për shtyp në emër të Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima  ka denoncuar rrezikun e ri që i kanoset Shqipërisë, lidhur me ndarjen e kufirit detar dhe specifikisht çështen e Zonës Eksluzive në detin Jon.

“Sipas asaj që është zbuluar deri më tani nga media dhe deklaratat e ministrit Kotsias është rënë dakord, që Greqia të marrë nga Shqipëria, 1200 km sipërfaqe deti dhe triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, të gatshme për t’i shfrytëzuar”, thuhet në deklaratë. “Zgjidhja” thekson se nëse këto lajme rezultojnë të vërteta, kjo marrëveshje është një tradhti e rëndë kombëtare që një qeveri i bën vendit të vet; një goditje të paprecedentë e thikë pas shpine që i bëhet Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Deklarata e Partisë “Zgjidhja”

Prej disa ditësh nga Greqia dhe Brukseli, po vinë lajme për çështjen e ndarjes së kufirit detar dhe specifikisht çështja e Zonës Eksluzive në detin Jon. Tashmë kjo duket një fakt i kryer dhe pritet së shpejti vetëm firmosja e saj.

Komisioneri Hahn ka deklaruar disa herë se kjo çështje është mbyllur, kurse dje kryeministri grek Alexis Tsipras tha se, “jemi shumë afër zgjidhjes në lidhje me caktimin e kufijve të zonës ekonomike ekskluzive, një zgjidhje që ofron avantazhe të konsiderueshme në anën greke”.
Duket hapur se përveç popullit shqiptar, të gjithë në Greqi e Bruksel e dinë se çfarë ka kurdisur kjo qeveri, për kufijtë dhe pasuritë e vendit tonë. Dhe sipas kryeministrit të Greqisë, nga kjo marrëveshje përfitoka avantazhe të konsiderueshme vendi i tij!

Që nga nisja e këtyre bisedimeve partia, “Zgjidhja”, në emër të interesave të shqiptarëve ka kërkuar nga qeveria që të bëjë transparent procesin, por ajo ka heshtur dhe të njëjtën gjë po bën edhe tani.

Mediat greke duke ju referuar ministrisë së tyre të Jashtme flasin, se tashmë të dy palët kanë rënë dakord për një demarkacion të ri të Zonave Eksluzive Ekonomike, ose më saktë për shtyrje të kufirit detar grek brenda ujërave tona, me të paktën edhe 6 milje të tjera. Këtë e ka deklaruar plot mburrje edhe ministri i Jashtëm grek më herët, në media dhe në parlament.

Gjithçka lidhet me rezervat e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon. Sipas asaj që është zbuluar deri më tani nga media dhe deklaratat e ministrit Kotsias është rënë dakord, që Greqia të marrë nga Shqipëria, 1200 km sipërfaqe deti dhe triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, të gatshme për ti shfrytëzuar. Kurse Shqipëria heq dorë përfundimisht nga fushat e gazit dhe të naftës, më të mëdhatë në Mesdhe.

Nëse këto lajme janë të vërteta, Partia “Zgjidhja”, e cilëson këtë marrëveshje si një tradhti të rëndë kombëtare që një qeveri i bën vendit të vet; si një goditje të papreçedentë e thikë pas shpine që i bëhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Greqia zgjeron ujërat territoriale nga 6 në 12 km në kurriz të Shqipërisë, ndërkohe që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur vetëm për vetëm 6 km.

Të mos harrojmë se gjitha kjo bëhet jo më kot, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas të gjitha gjasave për një kohë të gjatë do të jetë “e shkrirë”.

Në këtë situatë, në kushtet kur qeveria jonë refuzon që të bëjnë transparencë për këtë marrëveshje jetike për Shqipërinë, duke e konsideruar pasurinë dhe detin e vendit si plaçkë të tyren, “Zgjidha” kërkon që opozita parlamentare të reagojë me forcën e duhur sepse vendi është në rrezik.

Të thërrasë në mënyrë urgjente në parlament kryeministrin e vendit përpara se ta bëjë këtë marrëveshje fakt të kryer dhe ashtu siç e kërkon Kushtetuta, të bëjë transparent çdo detaj. Gjithashtu i kërkojmë presidentit Ilir Meta, të luajë me sinqeritet e përgjegjësi rolin që i ngarkon Kushtetuta në mbrojtje të Shqipërisë nga rreziku që i kanoset.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco