Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

INSTAT: Janar-Mars, paga mesatare u ul me 3 për qind

INSTAT: Janar-Mars, paga mesatare u ul me 3 për qind

22:29, 15/07/2018
A+ Aa A-

Paga mesatare bruto për të gjithë të punësuarit në ekonominë shqiptare ra me 3 për qind në tremujorin e parë të vitit duke përkeqësuar nivelin e jetesës për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare.

Instituti i Statistikave raportoi se për periudhën Janar-Mars 2018, paga mesatare në ekonomi zbriti në 49,145 lekë në muaj nga  50,614 lekë në muaj që ishte në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Image

Sipas INSTAT, rrogat kanë rënë si për punonjësit në shtet ashtu dhe për ata, që punojnë në sektorin privat. Nëse merret parasysh edhe rritja e çmimeve gjatë kësaj periudhe, atëherë rënia efektive e rrogave është mbi 4 për qind.

Paga mesatare bruto përfshin pagën neto plus kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat. Ndalesat për këto zëra, të punësuarit i paguajnë në mënyrë indirekte pasi u mbahen nga paga nga ana e punëdhënësit, i cili ka për detyrë t’i derdhë ato në degën e thesarit. Shqipëria nuk ka aktualisht tatim mbi të ardhurat personale për pagat deri në 30 mijë lekë ndërsa për pagat nga 30 mijë deri në 130 mijë lekë paguhet TAP në masën 13 për qind.

Rritje ekonomike, por pagat ulen

Zyrtarisht, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45 për qind në tremujorin e parë të vitit, një tregues ky që shërben për të argumentuar se ekonomia po fuqizohet. Por teksa ekonomia rritet në letra, standardi i jetesës për qytetarët përkeqësohet për  shkak të rënies së të ardhurave, që ata fitojnë nga puna. 

Për një ekonomi të re dhe të varfër si Shqipëria, rënia nominale e pagave është një fenomen i pazakontë që tregon vështirësi të konsiderueshme ekonomike. Kjo rënie tregon se shumica dërrmuese e popullsisë, jo vetëm që nuk përfitojnë asgjë nga rritja ekonomike, por po përballen me përkeqësim të nivelit të mirëqenies. Kjo është një situatë paradoksale, e cila ka dy shpjegime; ose shifra e rritjes ekonomike nuk përfaqëson realitetin ose kjo rritje është disfunksionale dhe po shkon vetëm tek një grusht individësh të priviliegjuar. 

Në tre vitet e fundit, rritja ekonomike ka qenë e përqendruar në pak aktivitete masive ndërtimi si gazsjellësi Trans Adriatik apo kaskada e Devollit, projekte të cilët ndonëse janë investime gjigande kanë pak ndikim në ekonominë reale të shqiptarëve. Si rezultat, teksa qeveria mburret me shifrën e rritjes ekonomike, qytetarëve shqiptarë u duhet të shtrëngojnë rripin. 

/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco