A do të hyjnë artistët në grevë urie nëse tentohet të prishet Teatri? Ja ç'thotë avokatja e njohur

A do të hyjnë artistët në grevë urie nëse tentohet të prishet Teatri? Ja ç'thotë avokatja e njohur

14:26, 15/07/2018
A+ Aa A-

“Qëndresa për Teatrin do të vijojë deri në përplasje fizike dhe ngujim”, kjo është ajo që ka thënë sot avokatja Mirela Jorgo.

Avokatja u shpreh se artistët kanë një kërkesë të qartë, godina ekszistuese e Teatrit Kombëtar të ruhet, dhe le të ngrihet një godinë e re në një zonë tjetër të Tiranës, ku metri katror nuk është aq i kushtueshëm sa në qendër.

Jorgo u shpreh, pwr në Fax News, se Aleanca do të vijojë me qëndresën dhe me protestat e përditshme, teksa u shpreh se ka shumë besim që presidenti Meta nuk do ta dekretojë këtë ligj.

“Ne do të ngujohemi në rast se qeveria ka ndërmend që të prishë atë godinë. Nuk ka pse prishet ajo godinë që ka historinë e vetë. Unë falenderoj artistët që ishin iniciatorët e nismës për mbrojtjen e Teatrit, pavarësisht lojës së ndjekur nga Erion Veliaj për ti përçarë ata.

Në momentin që presidenti do ta dekretojë këtë ligj, reagimi do të jetë ekstrem, deri në përplasje fizike, që ajo godinë të mos shembet. Kemi pesë muaj që çahen mediat dhe rrjetet sociale, që ai nuk është ligj, po është favorizimi i një kompanie të vetme, mjaft më me këto kalime ligjesh që legalizojnë korrupsionin”, u shpreh avokatja Jorgo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni16/07/2018 06:09

ik o idiote se kush te njef e di cfare malli je, sa per perplasje provojeni se keni matufin digjital me vete. Teatri do shembet pike!

Shto koment

Denonco