Berisha: Forca e Krimit godet fuqishëm në Shkodër, killeri shkoi drejt selisë së partisë siçiliste

Berisha: Forca e Krimit godet fuqishëm në Shkodër, killeri shkoi drejt selisë së partisë siçiliste

12:26, 15/07/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me ashpërsi sot pas vrasjes së rëndë që tronditi Shkodrën, ekzekutimin e ish-Shefit të Krimeve dhe bashkëshortes së tij në prani të fëmijës së tyre.

Berisha, në mesazhin e tij në rrjetet sociale shprehet se "killeri shkoi drejt selisës së partisë siçiliste" dhe akuzon në veçanti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, i cili vazhdon të trumbetojë me forcë sukseset e operacionit "Forca e ligjit", të cilin me ironi e emërton "Forca e Krimit". 

Berisha shkruan:  "Forca e Krimit godet fuqishëm në mes të rrugës në Shkodër! Ekzekutohen ish-shefi i Krimeve dhe bashkëshortja e tij. Killeri shkoi drejt selisë së partisë siçiliste. Narkopolicia në Shkodër ka detyra të tjera të rëndësishme. Qyteti në dorë të krimit! Ndërkohe Xhafa i drogës shpall në Vlorë suksesin imagjinar ‘zero kanabis’! Ngushëllime familjeve të viktimave!" përfundon Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi15/07/2018 14:36

Te sqarohet me pare , perse eshte liruar nga policia ? Nese eshte liruar per motive politike ,apo perse!!!! Mjerisht shume ish punonjes policie qe politika per interesa te pushtetit te saj i ka hedhur ne rruge , jane perballur me plumbat e krimineleve.

Shto koment

Denonco