VIDEO/ Junker i dehur, Zëri i Amerikës tallet me presidentin e KE

VIDEO/ Junker i dehur, Zëri i Amerikës tallet me presidentin e KE

22:51, 12/07/2018
A+ Aa A-

Me një gjuhë ironike deri në tallje,- Zëri i Amerikës ka komentuar pamjet ku Presidenti i KE-së, Zhan Klod Junker është në gjendje të dehur dhe nuk e mbajnë këmbët.

Sipas Zërit të Amerikës, që ka bërë publike pamjet në faqen zyrtare të Facebook, duket se ky samit i NATO-s ka qenë i vështirë veçanërisht për Presidentin e KE-së.

‘Nëse samiti i NATO-s ishte i vështirë për dhjetra udhëheqës që merrnin pjesë, ai duket se ka qenë edhe më i vështirë për Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

Udhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste balancën e tij disa herë përpara një darke gala të mërkurën.

Zyra e zotit Juncker nuk pranoi të komentojë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë’, shkruan Zëri i Amerikës në faqen në Facebook, ndërsa ka nxjerrë edhe videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco