Gent Zeneli thirrje presidentit: Rrëzoje ligjin për Teatrin, tregohu ujk

Gent Zeneli thirrje presidentit: Rrëzoje ligjin për Teatrin, tregohu ujk

21:48, 12/07/2018
A+ Aa A-

Artistët gjatë ditës së sotme, i bënë sërish thirrje kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga shembja e teatrit, ndërsa i kërkuan presidentit Ilir Meta, që të mos dekretojë ligjin mafioz.

Në fjalën e tij aktori Gentian Zenelaj, i bëri thirrje presidentit Meta, që të që të mos e dekretojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“I dashur President i vendit tim bëhu burrë! Do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend delet, por ata që dalin nga reshti. Mbahen mend ujqërit, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos vetes me këtë turp. Kjo s’është Tirana që duam. Ajo atje do jetë një ËC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu. Duam të jemi kanakarë si kroatët dje. S’kanë asnjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne. Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën” – tha Zenelaj.

Aktori shprehu besim se kreu i shtetit do të ktheje për rishqyrtim në Parlament ligjin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

askushi13/07/2018 08:42

ai tregohet ujk, kur behet fjale per te ndare llomkat..ju shpresoni akoma tek ky ? ai i beri pazaret para zgjedhjes dhe i ka mbyllur historit......

Arber12/07/2018 22:07

Kroatet kane kualitet njerezor ndaj kane edhe qeveritare te mire. Ata te keqinjte si ajo kokefshesa Vllahutin i sjellin ketej nga ne.

Shto koment

Denonco