Luan Rama: Kryeministër i padinjitet, qesharak dhe lypës shikimesh deri në neveri

Luan Rama: Kryeministër i padinjitet, qesharak dhe lypës shikimesh deri në neveri

20:46, 12/07/2018
A+ Aa A-

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka reaguar ndaj një video që është bërë virale në rrjetet sociale dhe media në të cilën paraqitet Kryeministri Rama në kërkim të dëshpëruar të vëmendjes gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

Luan Rama shkruan se Kryeministri Rama është “i padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!”
 

Ja postimi i plotë i Luan Ramës

I padinjitet!

Vjen vërdallë nëpër sallë e pret që ndokush ta shohë, ta përshëndesë apo në një rast fatlum t’i japë dorën.
Eshtë Kryeministri i vendit tim, është ai “që magjepsi Parisin!” siç kumtoi gjithë pathos e emocion një ish studentja e tij, Ornela Vorpsi më dukej se quhet, që po “magjeps” edhe sallën ku janë mbledhur presidentë e kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s!
I padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!
Shikoni videon në vijim dhe jini krenarë për të!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

askushi12/07/2018 22:26

e crendesi ka si eshte kryeministri, keto para akuzave qe ju Luan keni ngritur , nuk kane asnje vlere. ai (KM) eshte mbi Kale........

Arber12/07/2018 21:32

Te jep pershtypjen e nje "dashnori te perveluar" qe ta meshirojne e ti hedhin qurret per ta begenisur "caze". Sic duket te gjithe ja kane marre doren, e dine tashme cfare plehre eshte dhe as qe e pjerdhin fare.

Shto koment

Denonco