Edi Rama, ky klloun i Samiteve

Edi Rama, ky klloun i Samiteve

20:07, 12/07/2018
A+ Aa A-

Përgjatë dy ditëve, në Bruksel është mbajtur samiti i NATO-s, ku marrin pjesë krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të kësaj organizate. Në këtë samit të rëndësishëm, ku shqyrtohen dhe propozohen strategjitë për avancimin e kësaj aleance, mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë, për Edi Ramën, ky samit ishte qysh prej filimit  një terren i  shkëlqyer për të çliruar të gjithë taktikat e fasadës  dhe propagandës që ka perfeksionuar në Shqipëri. Qëllimi si gjithmonë është krijimi i përshtypjes tek qytetarët shqiptarë, se Edi Rama ka vëmendjen dhe  mbështetjen e liderëve të shteteve ë të fuqishme në botë.

Një nga detajet që e tregoi këtë, është një video e postuar nga kryeministri në rrjetet sociale. Ai sëbashku me vëllain Erdogan janë afruar  pranë kancelares Merkel dhe  kryeministres May,  duke parë minutat e fundit të ndeshjes së Kroacisë me Anglinë. I vendosur përpara kamerës, që me gjasë e ka drejtuar në këndin e duhur drejtori i komunikimit, Fuga, si një aktor i vërtet Rama buzëqesh, përdridhet dhe lëshon batuta për të treguar se ai është mes” kokave të mëdha” që janë mbledhur për tu relaksuar pas punimeve të lodhshme të samitit. Në fund të ndeshjes, për tu solidarizuar me kryeministren May, ekipi i të cilës sapo ishte eleminuar, Rama lëshon një pasthirrmë keqardhjeje dhe e “shkund” kryeministren May nga shpatullat,duke i thënë se “Kupa do të vijë në Ballkanin Perëndimor, të paktën diçka edhe për Ballkanin Perëndimor“. E gjithë skena groteske u postua me shpejtësi rrufe në profilin personal të kryeministrit.

Më pas, në përfundim të ndeshjes së Kroacisë me Anglinë, Rama nxitoi të postonte një foto në rrjetet sociale me presidenten kroate, Kolinda Kitarovic, duke e titualluara “Photo of the day”, pra “Fotografia e ditës”, si për të treguar se kryeministri Rama është gjithnjë pranë fitmitarëve, duke e trajtuar edhe samitin si një ndeshje të madhe futbolli.

Këto dy momente, së bashku me fotografinë e shkrepur në nxitim e sipër me presidentin Trump, e kanë shndërruar praninë e Ramës në këtë samit në një sukses të vërtetë për axhendën e tij të shpëlarjes së trurit të shqiptarëve. Rama nuk është i shqetësuar për shfaqjen e tij groteste dhe pamjen prej kllouni, për sa kohë që ai merr vëmendje dhe kthehet në personazh viral i rrjeteve sociale.

Vetëm dy ditë më parë në samitn e mbajtur në  Londër për Ballkanin Perëndimor, Rama përdori të njëjtën strategji për tërheqjen e vëmendjes, duke veshur atlete të bardha në fotografinë zyrtare, duke shkaktuar të qeshura dhe tallje nga shtypi britanik. Edhe në atë samit  kryeminstri nuk nguroi të përqafojë rolin e kllounit, për pak vëmendje mediatike.

Për kryeministrin Rama, prania mes liderëve botëror dhe tentativa për të treguar afrimitet me ta, është një strategji e mirëmenduar për të legjitimuar pushtetin e tij në Shqipëri, vend i cili dita ditës po kthehet në një autokraci ku dhunohet dhe tjetërsohet prona publlike, mashtrohen dhe përbuzen qytetarët dhe ku arroganca e pushtetit ka arritur kulme të panjohura më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco